Aktualitet

Videot e gjyqtares në Tik Tok/ ‘Shpërthen’ Kikia: Kemi nevojë për modele dhe jo për spurdhjakë që spërdridhen

1 Qershor 2021, 06:37 Nga DOSJA
Videot e gjyqtares në Tik Tok/ ‘Shpërthen’ Kikia: Kemi

TIRANË– Gazetari Mentor Kikia ka shpërthyer pas publikimit të videove të kryegjyqtares Enkeleda Hoxha në rrjetin social të Tik Tok. I ftuar në emisionin “Open”, Kikia nuk u kursye me epitete ndaj magjistrates duke kërkua modele që luftojnë mafian në vend, e jo ata që bëhen palë. 

“Është gjyqtare. Le të ndjehet e bukur. Ne kemi nevojë për gjyqtaren që thotë ‘unë do mbaj fjalimin tënd në kishë kur t’i të vritesh në luftë me mafian’, dhe jo të më spërdridhet në makinë duke dëgjuar këngën e mafias. Kemi nevojë për modele që lulftojnë të keqen dhe jo për spurdhjakë. Kemi sa të duash, nga presidenti deri tek roja e shkollës. Kjo besoj se justifikon gjithë reagimin masive. Kush je ti që më demonstron luksin e makinës dhe veshjes. Çfarë modele do të japësh tek një vajzë e re?,”-tha Kikia. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mentor kikia videot e enkeleda kapedanit mentor kikia videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll