Ekonomi

Pakot postare ndërkufitare, rregullore e re për shërbimin, si do vlerësohen tarifat

1 Qershor 2021, 06:35 Nga DOSJA
Pakot postare ndërkufitare, rregullore e re për shërbimin, si do

TIRANË– Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar një draft rregulloren “Mbi shërbimet e dërgesave të pakove postare ndërkufitare”  që sipas relacionit shoqërues synon përcaktimin e disa kërkesave specifike për nxitjen e ofrimit të shërbimeve më të mira postare për dërgesat ndërkufitare të pakove postare. Kjo sipas ministrisë do të bëhet në plotësim të rregullimeve të përcaktuara në ligjin nr. 46/2015 “Për shërbimet postare në Republikën e Shqipërisë”.

I njëjti specifikon se nevoja e këtij rregullimi lidhet zhvillimin e tregtisë elektronike (e-commerce) përmes përmirësimit të shërbimeve postare ndërkufitare.

Në nenin 3 të rregullores jepen detaje mbi dhënien e informacionit. Sipas saj të gjithë ofruesit e shërbimeve postare që ofrojnë shërbimin e dërgesave të pakove/kolive paraqesin në AKEP informacionin mbi emrin, statusin, formën ligjore karakteristikat dhe kur është e mundur një përshkrim i detajuar i shërbimeve si dhe termat e kushtet e dërgesave të pakove. Kur ky informacion është dorëzuar dhe ndryshon duhet të paraqitet rifreskimi në AKEP brenda 30 ditësh. Ndërkohë që brenda datës 30 qershor të çdo viti të gjithë ofruesit e shërbimeve të dërgesave të pakove/kolive duhet të dorëzojnë informacion mbi të ardhurat vjetore, numrin e personave të punësuar, numrin e pakove të përpunuara, emrat e nënkontraktorëve dhe listën e çmimeve.

Tarifat

Në nenin 4 të rregullores sillet në vëmendja pjesa e transparencës së tarifave ndërkufitare ku thuhet se të gjithë ofruesit e shërbimeve të dërgesave të pakove ndërkufitare me disa përjashtime,  brenda datës 31 Janar të çdo viti kalendarik, i vënë në dispozicion AKEP-it listën publike te tarifave të zbatueshme nga data 1 Janar e çdo viti kalendarik, për dërgesat e çdo objekti të vetëm postar, përveç objekteve të korrespondencës.

AKEP brenda datës 28 Shkurt të çdo viti kalendarik publikon të dhënat për tarifat e shërbimeve të dërgesave ndërkufitare për pakot/kolitë e ofruara nga ofruesit e shërbimeve, duke siguruar që publikimi bëhet në një link të dedikuar të faqes së AKEP, e cila do jetë neutrale dhe jo me karakter tregtar.

Vlerësimi i tarifave të pakove të vetme ndërkufitare

“Bazuar në listën e publikuar të tarifave, për çdo objekt të vetëm postar të listuar në Aneksin 1(shih në fund të shkrimit), AKEP identifikon tarifat ndërkufitare të ofruesit të shërbimeve të dërgesave të pakove/kolive që origjinohen/dërgohen nga Shqipëria, dhe që janë subjekt i nje detyrimi të shërbimit universal për të cilat AKEP e konsideron objektivisht të nevojshëm vlerësimin.

AKEP, në përputhje me parimet e neneve 28 dhe 29 të ligjit 46/2015, vlerëson objektivisht tarifat ndërkufitare të identifikuara sipas pikës 1 me qëllim identifikimin e atyre tarifave ndërkufitare të konsideruara të larta pa asnjë arsye. Në këtë vlerësim, AKEP merr parasysh elementet në vijim:

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi ministria e infrastruktures dhe energjise tarifat per blerjet online ministria e infrastruktures dhe energjise tarifat per blerjet online

Sondazh

Poll