Ekonomi

Reduktimi i dëmit, koncepti që mund të ndryshojë mënyrën si jetojnë shqiptarët

31 Maj 2021, 15:01 Nga DOSJA
Reduktimi i dëmit, koncepti që mund të ndryshojë

TIRANË– Një koncepti i cili duket të jetë ende i ri për shqiptarët, i është dedikuar së fundmi një konferencë virtuale në Tiranë, Konferenca e Reduktimit të Dëmit, e organizuar nga Shoqata Kombëtare e Shëndetit Publik (NAPH).

Ndër folësit, edhe eksperti i njohur i shëndetit publik, Dr. Roland Shuperka. I ftuar tek “Pasditja ime” në RTSH me Dr. Erjona Shehun, eksperti shpjegoi më gjerësisht konceptin e reduktimit të dëmit, dhe sesi ai mund të ndryshojë krejtësisht jetën e shqiptarëve nëse gjen mbështetjen e organeve të shëndetit publik.

Po e kalojmë më konkretisht, tek një duhanpirës. Në rast se një duhanpirësi i kemi bërë thirrje të lërë duhanin, nuk ka patur mundësi, nuk ka patur vullnet”, u shpreh Shuperka, “Në këto rrethana ne si ekspertë, kemi ngelur para një fakti të kryer. Atëherë në heshtje i themi: “O lër duhanin, o vdis nga sëmundjet që shkakton duhani”. Në këto rrethana, kaq bardh’ e zi duhet të jemi? A nuk duhet t’i rekomandojmë […] t’u themi që të kalojnë në një produkt duhani më pak të dëmshëm?”

Dr. Shuperka u ndal tek rëndësia që ka për reduktimin e dëmit mbështetja nga ana e organeve ligjore, për alternativat me risk të reduktuar të duhanit, sipas tij një mundësi më e mirë për duhanpirësit që përndryshe do të vazhdonin të pinin cigare me djegie, në tymin e së cilës çlirohen me mijëra kimikate potencialisht të dëmshme.

“Janë disa produkte më pak të dëmshme se duhani tradicional, pra duhani me tym, që është duhani me djegie. Janë dhe produkte të tjera të duhanit, si me ngrohje dhe elektronike, që janë 95% më pak të dëmshme.”, u shpreh Shuperka, “Nuk po i marrim 95%. Edhe pse këtë e thonë shkencëtarët, edhe pse e deklarojnë institucionet më të fuqishme të shkencës së mjekësisë. Edhe pse Instituti i Shëndetit Publik anglez thotë 95%. Nuk po e marrim kaq, ule 80, 70, 60, 40%… zbrite dhe më poshtë… a nuk është më pak i dëmshëm?”

Alternativat e nikotinës si përshembull produktet me ngrohje, kanë bërë shumë hapa përpara në disa shtete të mëdha, si përshembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka autorizuar njërin prej produkteve me ngrohje si një produkt me risk të modifikuar, që nga shumë shikohet si një arritje e madhe për shëndetin publik.

Nga ana tjetër, Shëndeti Kombëtar Britanik i Shtetit bëri një hap tejet të rëndësishëm, kur vendosi të japë falas cigare elektronike së bashku me lëngun e tyre për të gjithë duhanpirësit që do të gjenden në urgjencë, si një mënyrë për t’i ndihmuar ata të lënë cigaret. 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale roland shuperka roland shuperka

Sondazh

Poll