Art&Argëtim

Fitoi vendin e tretë në Eurovision, shqiptari Gjon Muharremaj mbërrin në Tiranë: Jam krenar për origjinën time, s’e

28 Maj 2021, 18:06 Nga DOSJA
Fitoi vendin e tretë në Eurovision, shqiptari Gjon Muharremaj

TIRANË– Këngëtari Gjon Muharremaj, i njohur dhe me emrin e artit si Gjon’s Tears ka mbërritur në Tiranë. Disa ditë pasi përjetoi suksesin e madh në Eurovision, ku fitoi vendin e tretë pasi përfaqësoi Zvicrën me “Tout l’Universe”, Muharremaj ka ardhur në vendin e tij të origjinës, Shqipëri.

Në një intervistë për Top-Channel, ai ka rrëfyer se karriera e tij do të vijojë në Paris, në përgatitjen e tre albumeve të ardhshme.

Muharremaj tregon se ndjen që ka përfaqësuar të dy kombësitë që mban dhe nuk harron të përmendë edhe fillimet e karrierës së tij, në “Albania’s Got Talent”, në Top Channel.

‘Njerëzit janë të interesuar për muzikën timë. Me Ruovisionin kam pasur mundësinë që t’i prek njerëzit muzikalisht. Eurovision më ka hapur shumë dyer. Do shkoj në Frncë dhe më pas në Spanjë për muzikë. Ishte shumë bukur të merrja pjesë në Eurovision. Nuk e kam fshehur kurrë që jam shqiptar dhe jetoj sikur jam në tre vende, Shqipëri, Kosovë dhe Zvicër. Ajo që më ka dhënë mua famë ka qenë ‘Albanians Got Talent” dhe ‘Thoe Voice Kids”. Dua tu them të gjithë atyre që kanë plane në muzikë që të mos i ndërpresin ato,”- tregon Muharremaj. 

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz gjon muharremaj ne tirane gjon muharremaj ne tirane

Sondazh

Poll