Art&Argëtim

“I derdha filxhanin dhe ia futa me grusht”, modelja tregon se si e rrahu të shoqin në sy të të gjithëve, ish-sulmuesi i

28 Maj 2021, 17:51 Nga DOSJA
“I derdha filxhanin dhe ia futa me grusht”, modelja tregon se si e

TIRANË– Modelja Abbey Clancy ka zbuluar se ka rrahur bashkëshortin e saj Peter Crouch, ish-sulmues i Liverpool dhe i kombëtares angleze. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Clancy ka treguar se gjithçka ka ndodhur pas Crouch kishte humbur djalin e tyre gjatë një pikniku.

E ftuar në një emision radiofonik, modelja tha se e humbi kontrollin kur djali i tyre 1 vjeç e gjysmë nuk po gjendej dhe futbollisti “nuk e vuri shumë ujin në zjarr”.

“Unë shkova në banjë dhe kur dola, nuk e pashë djalin. Ai po rrinte ulur. U tremba shumë. E kam rrahur në sy të të gjithëve. I hodha filxhanin e kafes një herë. Pastaj e godita me grusht. Nuk jam fare pro dhunës, por më kapi paniku. Isha e tmerruar, mendoja se djali humbi. E gjetëm një kilometër larg, mes qengjave,”-, kujton modelja.

Abbey dhe Crouch kanë bashkë katër fëmijë. Dyshja janë martuar në vitin 2009. Abbey u bë e famshme në vitin 2006 kur u shfaq në Next Top Model të Britanisë së Madhe.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz abbey clancy peter crouch abbey clancy peter crouch

Sondazh

Poll