Ekonomi

Gent Sejko prezanton raportin e BSH për 2020: Ekonomia i gëzon premisat për rimëkëmbje të fortë

27 Maj 2021, 10:11 Nga DOSJA
Gent Sejko prezanton raportin e BSH për 2020: Ekonomia i gëzon

TIRANË– Guvernatori Gent Sejko ka prezantuar gjatë seancës së sotme parlamentare raportin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2020, e ndikuar kriza e pandemisë.

Gjatë fjalës së tij, guvernatori tha se masat e Bankës rezultuan të suksesshme dhe se objektivi ishte lehtësimi i impaktit të krizës në ekonomi, evitimi i pasojave negative dhe ruajtja e stabilitetit monetar. Sipas Sejkos, ekonomia shqiptare i gëzon premisat për rimëkëmbje të shpejtë.  Ai shtoi se gjatë pandemisë, ekonomia humbi 43 mijë vende pune, papunësia u rrit me 11.8%, inflacioni mesatar rezultoi 1.6%, poshtë objektivit të Bankës.

Fjala e Guvernatorit Sejko:

Pandemia COVID-19 e vuri Bankën e Shqipëisë si gjithë ekonominë e shoqërinë para sfidave të paparashikuara. E ndërgjegjshme për madhësinë e komplekstietin, Banka ndërhyri në ënyrë të shpejtë e të plotë në disa aspekte. Objektivi ynë ishte lehtësimi i mpaktit të krizës në ekonomi. Evitimi i pasojave negative. Ruajtja e stabiliteti monetar e financiar.

Masat tona rezultuan të suksesshme. Ndikimi i krizës reuzltoi më i vogël se pritjet tona. Ndikimi pozitiv të përgjigjes së politikave publike. Me gjithë problemet e natyrshme, kemi shmangur falimentin në masë të bizneseve dhe rritjen e fortë të papunësisë. Në gjykimin tonë ekonomia shqiptare i gëzon premisat për një rimëkëmbje të fortë në të ardhmen.

Banka përmbushi detyrat e tjera ligjore gjatë 2020. Ka zbatuar rekomandimet e Kuvendit. Në vijim do paraqes një shtjellim të punës e reuzltateve për 2020. Ecuria ekonomike dhe reagimi i Bankës. Masat e distancimit e çuan Shqiëprinë në recession, rritje e papunësisë dhe vështirësi financiare për shumë biznese. Treguesit e balanacve u ulën. Ekonomia humbi 43 mijë vende pune, papunësia u rrit me 11.8%. Inflacioni mesatar rezultoi 1.6%, poshtë objektivit tonë si Bankë.

Kriza goditi konsumin privat e flukset. Në veçanti u ndjenë në industry dhe sektorin e shërbimeve. Madhësia dhe kompleksiteti i goditjes, brenda fushës së kompetencës së Bankës morëm masat. Ulëm normën bazë të interest. Lehtësuam qasjen e sektorit bankar. Miratuam ndryshime rregullatore që shtynë këstet e kredive me 6 muaj, dhe ristrukturim të tyre. Pezulluam shpërndarjen e dividentit për sektorin bankar. Eleminuam kostot e platformave elektronike të bankave. Duke sugjeruar pagesa elektronik. Masat e marra kanë qenë efektive në reduktimin e ndikimeve nga pandemia. Tregu financiar rezultoi i qetë. Kredia për sektorin privat shënoi 6.7% në 2020. 23 mijë binzese e familje përfituar nga moratorium i kredive. Së fundmi garantimi i sektorit të pagesave, dhe uljen e kostove online. Stabiliteti financiar dhe mbikqyrja bankare.

Sektori ynë mbajti mbi shpatulla një pjesë të barrës financiare të krizës. Ky zhvillim është i ndryshëm nga episodet e tjera. Pavarësisht sfidave, veprimtaria e sektorit bankar u shfaq e qëndrueshme. Rezultati financiar mbeti normal. Raporti i kredive me problem zbriti deri në 8% në fund të 2020.

Vlerësimet e industrisë bankare, të mjaftueshme për rritje potenciale. Kryerja e inspektimeve në vend, duke kryer inspektime të targetuara dhe kufizuara në kushtet e pandemisë 2020. Janë haruar plane të ndërhyrjes së zakonshme për bankat shqiptare. Të nderuar zonja e zotërinj, Banka ka ruajtuar një vëmendje konstante edhe në aktivitetet e tjera.

Gjej me vend të evidentoj zhvillimin e mëtejshëm të sistemit të pagesave. Furnizimin e ekonomisë me para fizike. Mirëadministrimin e rezervës valutore. Intensifikimin e rritjes së edukimit në përfshirjen financiare. Viti 2021 pritet të shënojë kthesë positive, hapja e ekonomive partnere,  vaksinimi. Megjithatë pasiguritë mbeten të pranishme, dhe probabiliteti i goditjeve të tjera. Rimëkëmbja duhet të vijojnë të mbështeten nga stimuj makroekonomikë dhe afatshkurtër. Në fund të fjalës time, përfundimi i krizës duhet të kthehet me vëmendjen tek reformat strukturore. Vetëm me to mund të kemi përmirësim të mirëqënies sociale.

Lajmi Kryesor: Mblidhet Kuvendi/ Gjuzi përplaset me Ruçin, kërkon praninë e Ramës në seancë: Ka 6 muaj që nuk paraqitet! Kryeparlamentari: Mos bëj si Cub

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi gent sejko raporti i bankes se shqiperise seanca plenare 27 maj 2021 gent sejko raporti i bankes se shqiperise seanca plenare 27 maj 2021

Sondazh

Poll