Art&Argëtim

‘Nuk iu jepte pagesat, i mbante përtej orarit’/ Kim Kardashian PADITET në Gjykatë nga 7 ish-punonjësit e saj: Na

25 Maj 2021, 16:51 Nga DOSJA
‘Nuk iu jepte pagesat, i mbante përtej orarit’/ Kim Kardashian

SHBA– Kim Kardashian do të përballen me gjykatën pasi shtatë ish-anëtarët e stafit të kopshtarisë dhe mirëmbajtjen e rezidencë në Hidden Hills kanë ngritur një padi kundër saj. Ata e akuzojnë se nuk i ka dhënë pagat, i ka mbajtur jashtë orarit si dhe ka pasur sjellje të keqe.

Sipas procesit gjyqësor, i cili u ngrit të hënën në Los Angeles, 40-vjeçarja Kim iu ka mbajtur 10% të pagave për taksat , por sipas padisë, ajo nuk i ka dhënë këto shuma shtetit. Ata gjithashtu pretendojnë se ajo nuk i paguante ata jashtë orarit dhe nganjëherë i detyronte të punonin pa pushim.

Një ish-punonjës, pretendon se ishte i detyruar të punonte përtej 48 orëve të lejuara që vlejnë për një të mitur. Një tjetër pretendon se kur ai kërkoi të paguhej për kohën e tij të tepërt ai u pushua menjëherë nga puna.

‘Page Six’, shkruan se zëdhënësi i Kardashian argumenton se 40-vjeçarja nuk di ende asgjë për këtë padi që iu është bërë.

“Këta punonjës u punësuan dhe u paguan përmes një pale të tretë të punësuar nga Kim për të ofruar shërbime. Kim nuk është e përfshirë në marrëveshjen midis ndërmjetësit dhe punonjësve, kështu që ajo nuk është përgjegjëse për mënyrën se si ndërmjetësi menaxhon biznesin e tij … Kim nuk ka asnjë lidhje me të gjitha këto dhe këta punonjës kanë paditur për personin e gabuar ”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz kim kardashian paditet kim kardashian kim kardashian paditet kim kardashian

Sondazh

Poll