Të shtëna me armë zjarri në Prizren, një person ka mbetur i plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën
25 Maj 2021, 19:54Nga DOSJA
KOSOVË– Një person është plagosur në këmbën e majtë pas të shtënave me armë zjarri në fshatin Hoçë të Prizrenit.
Lidhur me rastin është arrestuar një 21 vjeçar me inicialet F.K dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Sipas Express, kjo u bë e ditur nga një komunikatë e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren. Në njoftim thuhet se viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftimi i policisë:
“I dyshuari F K viti lindjes 2000, është arrestuar nga hetuesit e SRH-së, gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma me të cilën dyshohet se i dyshuari ka plagosur viktimën. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, pas intervistës me vendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar”.
“Po ashtu ne atë drejtim kishte shkuar edhe ekipi i urgjencës. Ku viktimës i është dhen ndihma mjekësorë dhe sipas mjekut viktima është jashtë rrezikut për jetë, i njëjti është i lënduar (plagosur) ne këmbën e majte. Pas marrjes se ndihmës mjekësorë viktima lirohet për ne shtëpi!”.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
RUSI– Alexei Navalny është shënjestër e tre hetimeve penale, sipas një deklarate të bërë nga vetë ai ditën e sotme.Sipas CNN Greece, vihet re se presioni ...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken njoftoi të martën se Uashingtoni do të rihapë Konsullatën e Përgjithshme amerikane në Jeruzalem, një lëvizje që rivendos lidh...
SHBA– Ish këshilltari i sigurimit kombëtar, Michael Flynn nën presidencën e Donald Trump tha se ai besonte se pandemia e koronavirusit ishte fabrikuar për...
ITALI- Për dy muaj ishte zhdukur, duke shmangur kështu urdhrin e arrestit të lëshuar nga autoritetet shqiptare për trafik ndërkombëtar të makinave të vjedhura.P...
BJELLORUSI– Pas publikimit të një video-mesazhi ku gazetari opozitar Roman Protasevich tha se ishte mirë me shëndet she se po hetohej për protestat e organizuar...
ITALI– Poeti më i famshëm i Italisë, Dante Alighieri, u detyrua të largohej nga qyteti i tij i lindjes Firence për shkak të përkatësisë së tij politike.Si...
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis pas Samitit të Brukselit u shpreh i gatshëm për të filluar vaksinimin te fëmijët mbi 12 vjeç.Duke iu referu...