Bota

PARALAJMËRIM? Sulmohen dy bizneset e gruas së ministrit grek, autorët vendosën tre bombola gazi, i vihet zjarri palestrës d

23 Maj 2021, 05:50 Nga DOSJA
PARALAJMËRIM? Sulmohen dy bizneset e gruas së ministrit grek,

GREQI– Dy bizneset në pronësi të gruas së Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, janë shkrumbuar mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Sulmi ndodhi në palestër dhe në dyqanin e rrobave në orën 1.45 të mëngjesit në Bajron.

Sipas mediave greke, sulmi ishte i qëllimshëm. Mësohet se zjarrvënësit vendosën një mekanizëm të përbërë nga tre bombola gazi në hyrje të dyqanit dhe më pas u zhdukën.

Shpërthimi shkaktoi dëme materiale, ndërsa në vendngjarje mbërriti një njësi e Departamentit të Shkatërrimit të Mjeteve Shpërthyese (TEEM). Ngjarja është marrë nën hetim nga policia greke, për të hetuar nëse këto dy sulme mund të kenë lidhje me punën e ministrit Hardalias.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni nikos hardalias zjarr biznesit te gruas se ministrit grek nikos hardalias zjarr biznesit te gruas se ministrit grek

Sondazh

Poll