Bota

Shpërthen vulkani në Republikën e Kongos, autoritetet thirrje njerëzve: Qendroni të qetë

22 Maj 2021, 20:53 Nga DOSJA
Shpërthen vulkani në Republikën e Kongos, autoritetet thirrje

KONGO- Vullkani në mali Nyiragongo në Republikën Demokratike të Kongos, ka shpërthyer. Aljazeera shkruan se banorët të panikosur të qytetit afër Goma, pas shpërthimit të vullkanit janë larguar nga vendi.

Njerëzit kapën dyshekë dhe sende të tjera dhe ikën drejt kufirit me Ruandën fqinje ndërsa një shkëlqim i kuq mbushte qiellin mbi qytet. Energjia ishte jashtë në pjesën më të madhe të qytetit dhe linjat telefonike ishin të zëna.

Guvernatori ushtarak i provincës Kivu të Veriut, Konstant Ndima, konfirmoi shpërthimin e vulkanit dhe u bëri banorëve që të qendrojnë të qetë. 

“Unë i kërkoj popullatës të mbetet e qetë dhe të ndjekë udhëzimet e koordinatorit provincial të mbrojtjes civile dhe udhëzimet e policisë dhe forcave të armatosura,” tha Ndima.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota konstant ndima shperthen vullkani ne kongo konstant ndima shperthen vullkani ne kongo

Sondazh

Poll