Politike

SURPRIZA! Agron Shehaj garon për kreun e PD, tërhiqet Lisandër Hoxha/ Sot skadon afati për kandidatët, Elezi: Basha duhet t

22 Maj 2021, 11:29 Nga DOSJA
SURPRIZA! Agron Shehaj garon për kreun e PD, tërhiqet Lisandër

TIRANË- Disa orë para skadimit zyrtar të afatit për dorëzimin e formularëve të vlefshëm për të garuar për kreun e ri të Partisë Demokratike, Agron Shehaj, emri më i përfolur për të marrë drejtimin e PD, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën. Në një situatë të tensionuar brenda PD, Shehaj, deputet i zgjedhur në qarkun e Tiranës, dhe një nga emrat më të votuar në kampin blu, sugjeron një platformë të re për PD-në. Ai thotë se “Unë besoj se shërimi nga humbja vjen nga veprimi dhe jo nga apatia e ankimit për padrejtësitë, që sigurisht kanë ndodhur.”,-duke shigjetuar disa herë brenda reagimit, kryedemokratin Lulzim Basha për sjelljen e tij pas humbjes në zgjedhje. 

Shehaj i ka garantuar demokratët se në politikë nuk ka hyrë për tu pasuruar, duke bërë sërish një dallim me Lulzim Bashën dhe akuzat në drejtim të tij se e ka përdorur postin si kryetar i PD për tu pasuruar. “Unë kam hyrë në politikë për të punuar për njerëzit, jo për t’u pasuruar dhe nuk do ju zhgënjej.”,-mbyll Shehaj prezantimin e tij të parë, ndërsa në PD ka lëvizje të shumta.

Më herët gjatë ditës, Lisandër Hoxha një tjetër emër që kishte shprehur ambicien për tu zgjedhur në krye të PD dhe për ta drejtuar pas humbjes u tërhoq nga gara dhe nuk pranoi të dorëzonte formularin e kandidimit. Por i palëkundur doli sot para mediave, Ibsen Elezi. Kandidati për kreun e PD kërkoi dorëheqjen e Lulzim Basha për të garantuar mosndikim në procesin e brendshëm të PD. 

Por çfarë do të ndodhë në PD? Zgjedhjet do të zhvillohen më 13 qershor, më shumë se një muaj para afatit të parashikuar që ishte 22 korriku. Deri më tani në garë janë; kryetari aktual Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Ibsen Elezi. Të 5 emrat kanë dorëzuar në PD formularin e kandidatit dhe pritet që nesër Komisioni për Zgjedhjet i ngritur në PD të zyrtarizojë emrat. Me mbylljen e procesit të dorëzimit të kandidaturave, kandidatët do të nisin takime në 61 degët e PD për të prezantuar platformat e tyre.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agron shehaj gara per kreun e pd zgjedhjet ne pd agron shehaj gara per kreun e pd zgjedhjet ne pd

Sondazh

Poll

Politike 22 Maj 2021, 11:04

TIRANË– Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha ka komentuar për herë të parë vendimin e DASH që i ndalon h...