Ekonomi

Rritet numri i vizitorëve në hotele! Bien net-qëndrimet, dimri ktheu vëmendjen tek Veriu

20 Maj 2021, 05:20 Nga DOSJA
Rritet numri i vizitorëve në hotele! Bien net-qëndrimet, dimri

Numri i vizitorëve në hotele në tremujorin e parë të këtij viti ka ardhur në rritje në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë ku për pjesën e dytë të marsit Shqipëria hyri në karantinë.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 6,3 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020.

“Të njëjtin trend ndjekin edhe dy treguesit e më poshtëm: – numri i vizitorëve rezident është rritur me 10,1 %; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 1,8 %” thuhet në njoftimin e INSTAT.

Por teksa ka pasur rritje të numrit të vizitorëve bie në sy fakti që shumica prej tyre zgjedhin të qëndrojnë me afat të shkurtër në hotele. Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga strukturat hoteliere në zonën e Golemit ku nënvizohet se pavarësisht operimit me paketa shumica e vizitorëve nuk qëndrojnë më shumë se 1 apo 2 net.

“Numri i netë qëndrimeve gjithsej është ulur me 7,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020.

Dy treguesit e tjerë rezultojnë si më poshtë: – numri i netë qëndrimeve nga rezident është ulur me 16,4 %; numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 7,0 %” thuhet në njoftim.

INSTAT vlerëson se gjatë analizës së të dhënave të tremujorit të parë 2021, vihet re se numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:

– sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (52,1 %);

– sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo bregdetare” (62,0 %);

– sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (96,9 %);

Gjatë tremujorit të parë 2021 është shënuar rritje e numrit të vizitorëve si më poshtë:

– numri i vizitorëve rezident është rritur me 10,1 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020;

– numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 1,8 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020;

Nëse do të analizojmë vizitorët rezident sipas rajonit dhe afërsisë me bregdetin, treguesit ndjekin të njëjtin trend me rritje. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut kanë shënuar rritjen më të lartë 47,3 %, në Zonat Bregdetare duke u rritur me 42,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm” thuhet në njoftim.

Raporti shpreh se gjatë tremujorit të parë 2021 është vërejtur sjellja e vizitorëve sipas numrit të netë qëndrimeve të realizuara si më poshtë:

– numri i netë qëndrimeve nga rezidentët është ulur me 16,4 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020;

– numri i netë qëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me 7,0 %, në krahasim me tremujorin e parë 2020;

Nëse do të analizojmë sjelljen e vizitorëve rezident nga netë qëndrimet sipas rajonit dhe afërsisë me bregdetin, treguesit ndjekin të njëjtin trend me rritje. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 22,1 %, në Zonat Jo bregdetare ka shënuar rritje me 2,0 %.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sociale sociale hotelet ne shqiperi hotelet ne shqiperi

Sondazh

Poll

Ekonomi 19 Maj 2021, 06:35

Dogecoin: Shakaja më e shtrenjtë e botës

U desh vetëm një shaka për ta ulur me 30 përqind vlerën e monedhës digjitale Dogecoin (doxh-koin), një prej monedhave më të përhapura kripto. Monedha kripto, e ...