Ekonomi

Fondet e investimit dhanë sinjale përmirësimi në tremujorin e parë

19 Maj 2021, 06:51 Nga DOSJA
Fondet e investimit dhanë sinjale përmirësimi në tremujorin

TIRANË– Tregu i fondeve të investimit dha shenja të mëtejshme të rimëkëmbjes në tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se asetet neto në mesin e këtij viti kishin vlerën e 69.05 miliardë lekëve ose 2.4% më shumë krahasuar me fundin e vitit 2020.

Me bazë vjetore, rritja e tregut është lehtësisht më e lartë, me rreth 3.1%. Kriza dha një ndikim të ndjeshëm në tregun e fondeve të investimit, duke theksuar edhe më shumë një ecuri përgjithësisht stanjative pas vitit 2015.

Gjatë vitit 2020, vlera e aseteve neto të fondeve shënoi një rritje në përmasa të papërfillshme. Veç një interesi më të pakët të investitorëve për të blerë kuota, ecuria e dobët u ndikua edhe nga kthimet negative të fondeve të investimit në euro, që ushtruan një efekt tkurrës në aktivet neto të këtyre fondeve.

Në muajt e parë të këtij viti, tregu ka dhënë disa sinjale përmirësimi, i nxitur edhe nga fondet e rinj të investimit që kanë nisur të operojnë në treg. Në tremujorin e parë të aktivitetit, fondi ABI EIA ka raportuar asete neto për një vlerë prej 238 milionë lekësh, ndërsa fondi tjetër, Albsig Standard, arriti vlerën e 138 milionë lekëve.

Megjithatë, tregu vazhdon të jetë i dominuar kryesisht nga fondet e investimit të administruar nga kompania Raiffeisen Invest, që përbëjnë rreth 94% të aseteve neto të tregut.

Megjithëse në vitet e fundit tregu e ka frenuar rritjen, interesi nga investitorët e rinj ka qenë i lartë. Vetëm vitin e kaluar, Bordi Drejtues i AMF licencoi katër fonde të reja investimesh, Albsig Standard, Raiffeisen Miks, WVP Global dhe ABI EIA. Këtë vit, në AMF është paraqitur një aplikim për themelimin e një fondi të ri, nga shoqëria nga shoqëria administruese Sigal Life Uniqa Group Austria, që aktualisht operon vetëm në tregun e pensioneve. Nga nëntë fonde të licencuara aktualisht, katër administrohen nga Raiffeisen Invest, një nga Credins Invest, dy nga WVP Fund Management Tirana, një nga Albsig Invest dhe një nga ABI Invest. Sipërmarrësit kryesorë në tregun e fndeve të investimit në Shqipëri janë bankat dhe shoqëritë e sigurimeve. Numri i anëtarëve të fondeve arriti në pak më shumë se 34 mijë, në rritje me 4.3% që nga fillimi i vitit dhe 14.1% krahasuar me një vit më parë.

Fondet në lekë i investojnë kuotat e anëtarëve kryesisht në bono dhe obligacione të qeverisë shqiptare, në mungesë të alternativave të tjera. Kjo i kufizon ndjeshëm hapësirat e diversifikimit të portofoleve dhe të përmirësimit të kthimeve për anëtarët dhe mund të jetë potencialisht një faktor që i kufizon hapësirat e rritjes së tregut.

Për sa i takon monedhës, pjesën dërrmuese të tregut e përbëjnë asetet e fondeve në lekë, ndërsa ato në euro përbëjnë vetëm 13% të totalit.  Fondet në euro kanë një luhatshmëri më të lartë dhe aktualisht kthimet prej tyre janë në vlera negative. Pjesa më e madhe e aseteve në euro janë të investuara në obligacione të qeverive dhe korporatave të huaja, ndërsa vetëm një pjesë shumë e vogël investohen në instrumente me rrezik më të lartë, kryesisht aksione./Monitor

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi autoriteti i mbikëqyrjes financiare fondi i investimeve autoriteti i mbikëqyrjes financiare fondi i investimeve

Sondazh

Poll

Ekonomi 19 Maj 2021, 06:35

Dogecoin: Shakaja më e shtrenjtë e botës

U desh vetëm një shaka për ta ulur me 30 përqind vlerën e monedhës digjitale Dogecoin (doxh-koin), një prej monedhave më të përhapura kripto. Monedha kripto, e ...

Ekonomi 18 Maj 2021, 06:40

Pas marsit, eksportet kanë vijuar të shënojnë një rritje të fortë edhe në prill, duke rikuperuar humbjet që shënuan në të njëjtët muaj të një viti më parë, kur ...