Art&Argëtim

Asnjë nga fqinjët nuk shkon më tej! Këto vende kaluan në finalet e Eurovision-it, sot radha e Shqipërisë

19 Maj 2021, 07:11 Nga DOSJA
Asnjë nga fqinjët nuk shkon më tej! Këto vende kaluan

HOLANDË– Përfundon gjysmëfinalja e parë e “Eurovision-it”! Zbulohen 10 emrat që gjatë mbrëmjes së djeshme kanë arritur që të sigurojnë një vend në finale, por fqinjët tanë nuk bindën.

Vendet që kanë kaluar për në fazën tjetër janë: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Suedia, Lituania, Qiproja, Belgjika dhe Ukraina. Ndërsa ata që do të duhet të rikthehen në “shtëpi” pa e parë finalen janë: Kroacia, Maqedonia Veriore, Australia, Sllovenia, Irlanda dhe Rumania.

Ndërkohë sot në mbrëmje do të përformojnë edhe përfaqësuesit e vendeve të tjera, pjesë e të cilëve është edhe Shqipëria. Këtë vit në Eurovizion na përfaqëson Anxhela Peristeri me këngën “Karma”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz eurovision eurovision

Sondazh

Poll