Art&Argëtim

Nick Jonas mban sekret projektin e ri/ Këngëtari lëndohet gjatë xhirimeve, por dërgohet në mënyrë të fshehtë në spita

17 Maj 2021, 14:26 Nga DOSJA
Nick Jonas mban sekret projektin e ri/ Këngëtari lëndohet

SHBA– Këngëtari dhe aktori Nick Jonas ka përfunduar në spital mbrëmjen e ditës së shtunë, për shkak se është lënduar teksa ishte duke xhiruar një spektakël të ri. Sipas “TMZ”, Nick ishte duke xhiruar kur diçka e papritur ndodhi, por që ishte shumë serioze, pasi Nick është transportuar menjëherë me ambulancë për në spital. Burimet nuk kanë bërë ende të ditur se për çfarë incidenti bëhet fjalë dhe si ka ndodhur gjithçka.

Thuhet se gjendja shëndetësore e këngëtarit dhe aktorit të njohur është e mirë. Burimet kanë treguar mbrëmjen e së dielës se Nick është kthyer sërish në shtëpi dhe do të shfaqet ditën e sotme në spektaklin “The Voice”, ashtu siç ishte planifikuar.

Ka diçka shumë të fshehtë për incidentin në të cilin u përfshi Nick. Askush pranë tij nuk ka preferuar të japë detaje, duke u përpjekur që ta mbajnë sekret projektin në të cilin po punon Nick. Ende nuk është e qartë sepse të gjithë tregohen kaq të misterioz dhe nuk zbulojnë asgjë.

Kujtojmë se prej gati 3 vitesh Nick Jonas është i martuar me aktoren simpatike Priyanka Chorpa. Dasma e  tyre e organizuar në fund të vitit 2018-të bëri bujë të madhe dhe u kthye në kryefjalën e të gjitha mediave. Dasma me motive popullore nga të dyja kulturat e çiftit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe vazhdon të cilësohet si një nga më të bukurat e më luksozet në botën e showbiz-it.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz nick jonas priyanka chopra nick jonas priyanka chopra

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 17 Maj 2021, 14:11

Përse ngrohje, jo djegie?

TIRANË–Me siguri duhet të keni dëgjuar për duhanin pa djegie apo pajisjet me ngrohje, ose akoma më ndryshe, produktet-me ngrohje-pa djegie. Këto pajisje pë...