Art&Argëtim

”Edhe unë s’i kam qejf hiç brekët…”/ Ermal Mamaqi zbulon reagimin e Ramës kur mësoi batutën tek filmi, PRAPASK

16 Maj 2021, 18:37 Nga DOSJA
”Edhe unë s’i kam qejf hiç brekët…”/

TIRANË– Ermal Mamaqi foli ditën e sotme në emisionin ‘Dola te Ola’ për filmin  “Dy gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”.

Aty u shfaq një fotografi e realizuar gjatë xhirimeve të filmit “I love Tropoja”, ku Ermal Mamaqi shihet në krah të Edi Ramës, i cili ka luajtur rolin e dajës në film. Ermali tha se kryeministri ftesën e tij për të marrë pjesë në film Rama e kishte pritur shumë mirë dhe gjatë xhirimeve ka qenë shumë bashkëpunues.

Ermali tregoi se në një moment i kishte thënë kryeministrit se nuk do të çoheshin nga tavolina pa e mësuar gjithë tekstin. Me humor shtoi se nëse do t’i bërtiste Edi Ramës si ndonjë aktori tjetër, projekti do të kthehej në një film horror.

Ai zbuloi se pjesa me helikopter është bërë me 3D, sepse kryeministri nuk donte të hipte, pasi ishte shumë i angazhuar me punët e veta dhe kushtet e sigurisë së helikopterit nuk ishin në nivelet e duhura për një kryeministër.

Ndërsa në lidhje me batutën që ka mbetur në film, “Ti qenke burrë, jo ky krushku im që mezi i mban pantallonat” Ermali tregoi se përgjigjja që duhej të thuhej nga kryeministri ishte “Edhe unë nuk i kam qejf hiç brekët”.

Ermali zbuloi se kishte hezituar t’ia kërkonte Ramës pasi mendonte se do ta kontestonte, por reagimi i tij ishte surprizues. “Po qenka e bukur”, kishte thënë ai.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz edi rama ermal mamaqi edi rama ermal mamaqi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 16 Maj 2021, 10:35

Shqiptari dhe “Baballarët e Dovletit”

Nga Auron TareNga Arkivi Austriak vjen kjo foto shumë interesante. Dy skulptorë të armatës austriake po gdhendin një Bust të Perandorit Austriak Franc Josef në ...