Art&Argëtim

Shqiptari dhe “Baballarët e Dovletit”

16 Maj 2021, 10:35 Nga DOSJA
Shqiptari dhe “Baballarët e Dovletit”

Nga Auron Tare

Nga Arkivi Austriak vjen kjo foto shumë interesante. Dy skulptorë të armatës austriake po gdhendin një Bust të Perandorit Austriak Franc Josef në Shkodër. Busti i Perandorit mund të ishte një domosdoshmëri për kampin austriak të Shkodres por dyshoj shumë se ky Bust ishte për publikun Shkodran për tu njohur me ” Baba Kralin” austriak i cili sapo kishte zëvendësuar “Baba Dovletin” Otoman.

Është shumë interesante domosdoshmëria e shqiptarëve për një “Babë” i cili gjithmonë vigjëlon nga lart për t’ju shkulur veshin plangprishësve atje poshtë.

Kjo foto është shkrepur gjatë Luftës së Parë ku “Baba Dovleti” nuk ishte më dhe kërkimet për një “babë” tjetër ishin të nevojshme.

Interesant është fakti që pas kësaj foto kaq interesante kemi mjaft foto të tjera me “Babë Musolinin” “Baba Stalinin” “Babë Maon” dhe pastaj me rënien e Murit me plot baballarë të tjerë. Edhe sot që flasim jemi ende në kërkim të një “Babe” i cili na sjell mbrothësi dhe begati. Nejse Gjithsesi Rroftë Baba Krali Frano.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

dikur dikur auron tare auron tare

Sondazh

Poll