Art&Argëtim

KOMENTET/ Ana Lleshi masakrohet nga rrjeti pas publikimit të këngës…kritika e pret keq klipin: U ngrit gjyshi nga koma dhe

15 Maj 2021, 11:27 Nga DOSJA
KOMENTET/ Ana Lleshi masakrohet nga rrjeti pas publikimit të

TIRANË– Ish-konkurrentja e ‘Përputhen’, Ana Lleshi, publikoi dje këngën e saj të parë në Youtube të titulluar ‘Deal’ dhe rrjeti ka shpëthyer në komente në kanalin e Youtube. Teksa kanë kaluar 17 orë që nga publikimi i këngës, duket se mbi 4 mijë komentues nuk e kanë pritur aq mirë muzikën dhe zërin e saj, madje disa i vënë në dukje edhe mënyrën sesi ajo flet anglishten.

Nuk kanë munguar komentet që krahasojnë këngët e konkurentëve të tjerë të ‘Pëputhen’, emision i cili nxorri shumë ‘këngëtarë’.  Komentet janë nga më interesantet saqë është e vështirë t’i përzgjedhësh.

Një tjetër goditje pas këngës së Melisës, zot mbaj dorën”, shkruan një komentues.

“Me paratë që ke bërë videoklipin mund të kishe mësuar anglishten, do dilje e nderuar”,shkruan një tjetër.

“Një minutë qetësi për të gjithë ata që kanë qenë në videoklipin e saj, kanë duruar zërin e Anës për orë të tëra”, thotë një komentues tjetër.

 “Arsyja pse unë hapa këngën ishte vetëm të lexoja komentet”, shkruan një komentuese.

“Më shumë u kënaqa duke lexuar komentet sesa duke dëgjuar këngën”, thotë një tjetër.

Përpos komenteve, nuk kanë munguar as ironitë publike. Konkurrentja Sindi Loci shkruan” “Një minutë qetësi për të gjithë industrinë e muzikës.”

Një koment ka ardhur edhe nga këngëtari Elgit Doda, i cili shkruan: Është bërë muzika si zyrë pune, kush ka mbetur pa punë, futi një këngë. Bjere mbarë o Zot!

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz ana lleshi kenga e ana lleshit ana lleshi kenga e ana lleshit

Sondazh

Poll