Art&Argëtim

Një fëmijë i tretë? Miriam Cani dhe Alban Skënderaj flasin për zgjerimin e familjes dhe planet e tyre

15 Maj 2021, 07:59 Nga DOSJA
Një fëmijë i tretë? Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

TIRANË- Këngëtari Alban Skënderaj dhe partnerja e tij, Miriam Cani kanë më shumë se 14 vite që janë krah njëri-tjetrit, ndërsa nga dashuria e tyre ata kanë sjellë në jetë dy fëmijët e tyre të ëmbël, Ameli dhe Duam. Teksa familja e tyre tashmë është kompletuar, nuk janë të pakët ata që pyesin nëse Alban dhe Miriam do të bëjnë një fëmijë të tretë ose jo. Por kësaj pyetje i ka dhënë vetë çifti përgjigje. Në një intervistë për “Express Rozë”, Miriami dhe Albani janë shprehur shumë të lumtur me jetën që kanë dhe se dy fëmijë janë mjaftueshëm.

“Për momentin jemi mirë me kaq. Ideja është që nuk është puna të bësh një fëmijë dhe ta lësh të rritesh. Fëmija do kohën tënde fizike, kohën tënde cilësore, energjinë tënde, dedikimin tënd, fëmija formohet më shumë prezenca nga prindit, të paktën kështu e shohim ne. 2 janë mjaftueshëm do thosha unë, fëmija i tretë janë bizneset, projektet e tjera që kemi krijuar”, tha Miriami, ndërsa Albani shtoi me shaka:

“Jam unë fëmija i tretë se dola jashtë loje fare”.

Albani foli edhe për tiparet e dy fëmijëve dhe tha se: “Ka hijen time, por tiparet i ka si Miriami. Ballin, pigmentin e lëkurës, bishtat e syve. Kur e sheh në fillim të kujton pak mua, por kur i hyn në detaje ka shumë nga Miriami. Si karakter i ngjan më shumë Miriamit, ndërsa Ameli më ngjan më shumë mua si karakter”, u shpreh këngëtari.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz alban skenderaj miriam cani alban skenderaj miriam cani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Maj 2021, 15:25

DashiAjo çfare deshironi ne te vertete do te mbetet brenda jush si enderr pasi ne realitet do ti beni bisedat ndryshe dhe mund te veproni spontanisht apo...