Bota

Pamje të dhimbshme! Vriten disa fëmijë e gra në një kamp refugjatësh nga sulmet ajrore në Gaza

15 Maj 2021, 06:28 Nga DOSJA
Pamje të dhimbshme! Vriten disa fëmijë e gra në një

PALESTINË– Disa gra dhe fëmijë të cilët ishin strehuar në një kamp refugjatësh në Gaza janë vrarë nga një sulm ajor me raketa nga Izraeli, ndërsa shumë persona të tjerë kanë mbettur nën rrënoja.

Aljazeera shkruan se të paktën 15 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi në kamp. Një sulm tjetër ajror gjithashtu goditi një shtëpi në Khan Yunis, ku ka viktima të cilat janë ende të paidentifikuara.

Izraeli duket se nuk ka ndërmend të ndalet, pasi po vazhdon të bombardojë Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie edhe këtë të shtunë.  Disa fëmijë dhe gra janë vrarë në një kamp refugjatësh. Mijëra familje palestineze janë strehuar në shkollat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gaza veriore për t’i shpëtuar zjarrit të artilerisë izraelite.

Lajmi kryesor: Përshkallëzimi i luftës Izrael-Palestinë hyn në ditën e gjashtë! Konfirmohen 133 persona të vrarë në Gaza, vriten disa fëmijë dhe gra në një kamp refugjatësh, Hamasi nuk ndal gjuajtjet me raketa

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll