Aktualitet

Po shkonte në punë por aksidenti i ‘preu’ rrugën! Aksidentohet shqiptari në Itali, në gjendje të rëndë shën

13 Maj 2021, 18:20 Nga DOSJA
Po shkonte në punë por aksidenti i ‘preu’ rrugën!

ITALI– Një 31-vjeçar shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti pas një aksidenti rrugor në Itali, në zonën e Cingolit. Shkak është bërë përplasja e shqiptarit me dy makinave të tjera.

Sipas mediave italiane, një 26-vjeçare italiane ka humbur kontrollin e mjetit “Alfa Romeo Mito” duke dalë në korsinë e kundërt. Për pasojë është përplasur fillimisht me një makinë tjetër tip Fiat Qubo dhe më pas shqiptari është aksidentuar me dy mjetet, duke rënë në asfalt. 

Mësohet se shqiptari punonte si kamionist dhe se në momentin e ngjarjes ai po shkonte në vendin e punës. Mjekët bënë me dije se i riu kishte pësuar një traumë në kokë, ndërsa shtojnë se i riu është në gjendje të rëndë për jetën. E lënduar ka mbetur dhe gruaja që drejtonte mjetin “Fiat”, e cila u dërgua në spital nga bashkëshorti i saj. 

Ndërkohë Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë që ndodhi të martën mbrëma.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksidentohet shqiptari ne itali itali aksidentohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll