Bota

Humb 80.000 euro/ Mario Draghi “vullnetar” për shtetin e tij, heq dorë nga paga e tij si kryeministër

13 Maj 2021, 17:07 Nga DOSJA
Humb 80.000 euro/ Mario Draghi “vullnetar” për shtetin e tij,

ROMË– Kryeminisri italian Mario Draghi ka zgjedhur që të jetë “vullnetar” për shtetin e tij, duke hequr dorë tërësisht nga paga e tij. Falë një ligji të nënshkruar nga Giuseppe Conte, i cili reduktoi pagën e tij në 80 mijë euro në vit, Draghi ka ndërmarrë një masë edhe më drastike. 

Duke iu përmbajtur një deklarate të bërë më 5 maj 2021, Mario Draghi vërtetoi se ai do të kryejë detyrën si kryeministër pa marrë asnjë shpërblim në këmbim.

Ish-guvernatori i Bankës së Italisë mori drejtimin e qeverisë teknike në Itali pas dorëheqjes së Giuseppe Conte. Gjithçka nisi pasi drejtuesi i “Italia Viva”, Matteo Renzi tërhoqi nga qeveria dy ministrat e tij, Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, duke rrëzuar kabinetin e Contes.  

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni mario draghi mario draghi

Sondazh

Poll