Bota

Sfida në Tik Tok i nxjerr të palarat! Historia si u zhduk i dashuri prej 2 vitesh, i tha se do shkonte në spital për COVID-1

11 Maj 2021, 05:27 Nga DOSJA
Sfida në Tik Tok i nxjerr të palarat! Historia si u zhduk i dashuri

SHBA– Një video është bërë virale në “Tik Tok”, përmes sfidës: Më trego mënyrën më të keqe si dikush është zhdukur nga jeta jote. Një vajzë ka treguar historinë sesi i dashuri prej 2 vitesh u largua për të shkuar në spital dhe nuk u kthye më kurrë. Por nuk mbaron këtu… Pasi denoncoi në Polici zhdukjen e tij, mësoi se personi nuk ekzistonte.

“Isha me njërin për dy vite. Mendoja se do të martohesha me të dhe do të kishim fëmijë bashkë. Dhe pastaj ndodhi pandemia. Një ditë më shkruan se mendonte se e kishte prekur COVID-19 dhe se do shkonte në spital sepse ndjehej keq. Pastaj më tha se ishte më mirë dhe u zhduk. Mora në telefon spitalet e zonës dhe Policinë për ta deklaruar të zhdukur. Më thanë se emri që u dhashë nuk ekzistonte,”- tha ajo.

 

Më vonë, ajo tregoi se u kontaktua nga gruaja e të dashurit të saj, e cila kishte parë gjithçka në rrjetin social.

“Dontë të mbahej mend gjithmonë për diçka të madhe. Urime Ëarren! Po, i kam dëgjuar videot e saj. Por nuk i kam parë. Kat është e mrekullueshme për faktin që ka ndarë historinë e saj dhe s’mund ta falenderoj mjaftueshëm. Do të ndaj më shumë detaje kur të jem gati”,-shkruan ajo në Facebook.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota sfida ne tiktok sfida ne tiktok

Sondazh

Poll