Aktualitet

“Mos shko nesër në gjyq”, si e paralajmëroi Koço Buzo të shoqen para se ta vriste, viktima ishte diplomuar për infermi

8 Maj 2021, 08:23 Nga DOSJA
“Mos shko nesër në gjyq”, si e paralajmëroi

TIRANË– Koço Buzo, 58-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në derën e gjykatës e kishte paralajmëruar këtë të fundit, Liljanën që të mos shkonte në sallë.

Mësohet se mbrëmjen e të mërkurës ai i kishte thënë Liljanës që të mos shkonte në seancën gjyqësore për të vijuar me divorcin e tyre, por ajo nuk ishte bindur.

E shoqëruar nga të dy djemtë, Liljana shkoi në sallën e gjyqit pa e ditur që kur të dilte nga aty e priste vdekja. Sapo mbaroi seanca gjyqësore, Buzo mori kallashnikovin, thikën dhe i zuri protë Liljanës. Ai e preu me thikë dhe me pas e qëlloi me breshëri kallashnikovi.

Liljana Buzo u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetojë. Ndërsa autori u vu në pranga.

Viktima ishte kërcënuar edhe më herët nga 58-vjecari dhe madje ishte arratisur për tu fshehur në Tiranë larg tij, por të enjten nuk shpëtoi dot.

Liljana Buzo ishte diplomuar për infermieri dhe kishte punuar për disa vite në këtë profesion, deri sa u martua me mblesëri me 58-vjeçarin që i mori edhe jetën.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne gjykate koço buzo liljana buzo burri vret gruan ne gjykate koço buzo liljana buzo

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Maj 2021, 07:10

SHKODËR– Policia e Shkodrës ka ndërmarrë një aksion për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike në Shkodër, ku janë sekuestruar 4 mijë fara kanabis dhe 3 ...