Aktualitet

Aksioni i befasishëm në Berat/ Sekuestrohen 1,4 kg kanabis sativa, në pranga 64-vjeçari nga Poliçani

8 Maj 2021, 06:57 Nga DOSJA
Aksioni i befasishëm në Berat/ Sekuestrohen 1,4 kg kanabis sativa,

BERAT– Është ndërmarrë një tjetër aksion në lidhje me veprimtarinë e paligjshme në fushën e narkotikëve.

Në Polican të Beratit janë sekuestruar 1,4 kg lëndë narkotike e llojit cannabis sativa të cilat i përkisnin shtetasit A.D, 64 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.D., 64 vjeç, banues në Gjergjovë, Poliçan.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet se shtetasi A.D dispononte lëndë narkotike, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i policise aksioni i policise

Sondazh

Poll