Aktualitet

Aksident në Tiranë, shoferi përplas të moshuarin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 65-vjeçari jashtë rrezikut pë

7 Maj 2021, 20:49 Nga DOSJA
Aksident në Tiranë, shoferi përplas të moshuarin në

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 21-vjeçar me iniciale E.M ka përplasur me makinë qytetarin me iniciale I.C 65-vjeç. Aksidenti ka ndoshur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

65-vjeçari, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, si dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarja ka shkruar policia dhe grupi hetimor, i cili po bën zbardhjen e plotë të ngjarjes.      

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak. Rreth orës 22:05, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, mjeti me drejtues shtetasin E.M., 21 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale I. C., rreth moshës 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane bulevardi deshmoret e kombit aksident ne tirane bulevardi deshmoret e kombit

Sondazh

Poll