Politike

Shkarkimi i Metës, Komisioni Hetimor mblidhet ditën e nesërme 

7 Maj 2021, 15:52 Nga DOSJA
Shkarkimi i Metës, Komisioni Hetimor mblidhet ditën e

TIRANE– Komisioneri Hetimor i ngritur sot nga Kuvendi i Shqipërisë për të shkarkuar presidentin Ilir Meta, do të mblidhet nesër për të nisur nga puna. Me votimin sot në Kuvend me 98 vota pro, ky Komision, i drejtuar nga deputeti socialist, Alket Hyseni, fillon nesër punë.

Komisioni u ngrit dje dhe pjesë e Komisionit do të jenë edhe deputetët e opozitës parlamentare. Ata janë Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çarçani, të tre deputetë që nuk morën asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Komisioni Hetimor do të punojë për gati një muaj. Ky komision ka për synim të provojë se ishin deklaratat e Ilir Metës që nxitën dhunë dhe provokuan vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shkarkimi i metes 2 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll