Politike

Kuvendi miraton ngritjen e komisionit për shkarkimin e Metës, Ahmetaj “kokë më kokë” me Ekonomin, mungon Rama, rikthehe

7 Maj 2021, 05:45 Nga DOSJA
Kuvendi miraton ngritjen e komisionit për shkarkimin e Metës, Ahmetaj

TIRANË–Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën e dytë plenare që pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Në fokus të seancës së sotme ishte vendimi për ngritjen e Komisionit Hetimor pas kërkesës së 49 deputetëve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në seancën e sotme parlamentare fjalën e kanë marrë me radhë deputetët e opozitës parlamentare që ishin pro shkarkimit të presidentit. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama sërish mungoi për shkak të udhëtimit të tij në Itali, ku ndodhet prej dy ditësh. 

Por përse po kërkohet shkarkimi i kreut të shtetit për herë të dytë?

Prej javësh presidenti i Republikës, Ilir Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit. Presidenti u zotua se do të mundësonte votën e lirë të shqiptarëve që sipas tij do ti bashkoheshin në një referundum popullor. Deklaratat e Metës gjatë fushatës arritën majën e tensionit kur kreu i shtetit deklaroi se “do t’ju presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Këto deklarata përfshirë edhe përplasjen me ambasadoren Yuri Kim janë “dënimi” që sipas socialistëve Ilir Meta mori më 25 prill nga shqiptarët, duke i dhënë mandatin e tretë PS-së dhe për këtë Ilir Meta duhet të shkarkohet.

(a.b.k.m.f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike seanca plenare 7 maj 2021 shkarkimi i metes 2 seanca plenare 7 maj 2021 shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll