Art&Argëtim

Sukseset e Ana Golja në SHBA nuk kanë fund. Aktron në krah të aktorit të famshëm Travolta: Ishte si një ëndërr sepse gj

6 Maj 2021, 19:30 Nga DOSJA
Sukseset e Ana Golja në SHBA nuk kanë fund. Aktron në krah

Ndonëse në Shqipëri u bë e njohur pak kohë më parë, Ana Golja është një nga aktoret më të mira në SHBA.

Në një intervistë virtuale në emisionin “Rudina” në TV Klan, artistja ka treguar për eksperiencën ku luajti krah aktorit të njohur John Travolta.

Bukuroshja e cila ka lindur dhe jeton në Kanada, theksoi se Travolta është një person shumë i dashur dhe një idhull për të.

“Ishte si një ëndërr për mua sepse gjithmonë e kam adhuruar si aktor. Me një aktor të tillë ti mund të mësosh duke luajtur vetëm në krah të tyre. Ai ishte jo vetëm profesionit por edhe shumë i thjeshtë, njerëzor, i dashur. Ai mori vesh që më pëlqenin patatet e skuqura dhe e porositi kuzhinierin e tij të mi gatuajë. Ose kërcente me mua në pushimin e drekës dhe ishte tamam ëndërr”, shprehet ajo.
Përveç aktrimit, Ana Golja njihet edhe si këngëtare e regjisore, ku së fundi ishte edhe vetë protagoniste në filmin e saj “The Cuban”.

KLAN

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz ana golja john travolta the cuban ana golja john travolta the cuban

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 6 Maj 2021, 18:24

TIRANË– Sherri mes aktorëve Rezart Veleshnja dhe Alex Seitaj është zgjeruar. Pas replikave të dy kolegëve, në mes të debatit është futur edhe aktori ...