Politike

Balla: ‘Përdhunoi’ Presidencën në mënyrë të turpshme, sjellja e Metës duhet hetuar!

4 Maj 2021, 10:53 Nga DOSJA
Balla: ‘Përdhunoi’ Presidencën në mënyrë

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli ditën e sotme në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Meta është e mirëargumentuar në dokumentin që 50 deputetë firmosën.

Balla tha se Ilir Meta ka ‘përdhunuar’ institucionin e Presidencës në mënyrën më të turpshme, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk ka nevojë për një president që ditën të jetë Kreu i Shtetit dhe natën kryetar i shtabit elektoral të një partie, cilado qoftë ajo.


DEKLARATA:

Në respekt të këtij dinjiteti ne respektojmë një vullnet masiv të qytetarëve dhe demokratët e thjeshtë të këtij vendi. Ilir Meta është një person që e ka përdhunuar institucionin e Presidencës në mënyrën më të turpshme. Në dokument gjendet çdo provë juridike për të justifikuar procedurën e shkarkimit. Ne e kemi theksuar edhe në rezolutën e parë për shkarkimin e Presidentit që duam që Shqipëria të ketë një president mbi palët dhe të punojë çdo ditë me të gjitha forcat në dobi të çuarjes para të integrimit. Ne nuk duam një president që ditën të jetë president dhe natën kryetar i shtabit elektoral të një partie.

Në 2021 Shqipëria meriton në hetim të plotë të sjellje së presidentit para dhe gjatë fushatës, duke nxjerrë në pah të gjitha problematikat që bien në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën. Në biem të gjithë dakord që thirrjet për dhunë ishin shkaku që çuan në veprime kriminale nga një pjesë e opozitës. Jam dëshmitar i një sjellje kriminale të PD në Elbasan që krijoi grupe të armatosura të cilat çuan në vrasjen e një qytetari autokton të Elbasanit dhe për mua ajo vrasje ka një detyrim për t’u zbardhur deri në detaj. Nga atentatori dhe deri te urdhëruesit e këtij akti kriminal. Ngritja e një strukture të armatosur është një akt i dënueshëm që Prokuroria duhet të bëjë detyrën jo vetëm ndaj atyre që shkrepën armët. Mendoj që PD ka kohë që të distancohet nga këto grupe kriminale.

SEANCA/ Rimblidhet Kuvendi 9 ditë pas zgjedhjeve, mungojnë Rama e Hajdari! Opozita parlamentare e “shqetësuar”, Gjuzi e Jenisheri: S’njohim zgjedhjet

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2021, 10:09

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha. Në rrjetet e tij sociale, Rama edhe njëherë ka ...