Politike

Luftë&paqe pas zgjedhjeve të 25 prillit! Basha: Betejë në çdo front, viktimë janë qytetarët. Rama i kërkon sërish

4 Maj 2021, 10:40 Nga DOSJA
Luftë&paqe pas zgjedhjeve të 25 prillit! Basha: Betejë

TIRANË– Luftë dhe paqe në politikën shqiptare! Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat jashtë selisë blu, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një etiketim të ri, “Despot Ballkani”, duke premtuar “luftë” për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Basha tha se 25 prilli është një masakër elektorale dhe viktima janë qytetarët dhe jo Partia Demokratike. Duke premtuar se lufta do të vijojë në të gjitha kampet, kryedemokrati la të kuptohet se deputetët e dalë nga zgjedhjet do të futen në Kuvend. 

“Zgjedhjet e 25 prillit janë një masakër elektorale dhe viktima nuk është Partia Demokratike. Pavarësisht blerjes masive, shkrirjes së vijave mes partisë dhe shtetit, nuk ia doli dot të ulte përmasat e bashkimit të shqiptarëve. Prandaj detyrimi ynë nuk është vetëm për kandidatët dhe mbështetësit. Teksa ne vijojmë të mbledhim provat, kamerat dhe mikrofonat duhet të drejtojnë pyetjet e duhura tek dyshja ose thënë më mirë treshja, Rama-Doshi-Rakipi. Si i morën votat? Si i mori votat Ilir Ndraxhi i Avdylajve?! Si i morën votat djali dhe dhëndrri i Aqif Rakipi, si i mori votat Aurora Mara, gruaja e Gent Marës. Viktima janë qytetarët. Do të luftojmë për demokraci në vend,”-tha Basha duke deklaruar sërish se PD nuk ka humbur në 25 prill.

Përgjigjen në distancë ia dha vetë kyeministri Edi Rama. Në rrjetet e tij sociale, kreu i qeverisë edhe njëherë ka përsëritur thirrjen për bashkëpunim me opozitën, duke paralajmëruar “paqe politike”. Të paktën nga ana e PS-së.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i Tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë. Dora jonë për ta do jetë e shtrirë. Ftesa jonë për ta është e hapur! Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë!,”-shkruan Rama në rrjetet e tij sociale.

Por ndërkohë që Rama kërkon bashkëpunim, Partia Demokratike ka vendosur të mos njohë zgjedhjet e 25 prillit. Kjo mosnjohje sipas PD, së pari është ligjore dhe me mbledhjen e fakteve do të vendoset nëse do të jetë edhe politike. Kryetari i PD, Lulzim Basha nuk e sheh dorëheqjen si mundësi, pasi për të, ai dhe grupi i tij, janë të vetmit që mund ta shpëtojnë Shqipërinë. Është ende e paqartë rruga që do të ndjekë PD në këtë situatë, kur qeveria e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 iu është dhënë socialistëve me një konfirmim të pastër prej 74 mandatesh. Megjithatë sot Basha paralajmëroi luftë në të gjitha frontet. 

(k.m/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama krimi zgjedhor 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama krimi zgjedhor 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 4 Maj 2021, 10:09

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të kundërshtarit të tij politik, Lulzim Basha. Në rrjetet e tij sociale, Rama edhe njëherë ka ...