Bota

Mbërrijnë sot në Kosovë 4,680 vaksinat e para Pfizer, pjesë e donacionit prej 95 mijë doza nga BE

4 Maj 2021, 09:42 Nga DOSJA
Mbërrijnë sot në Kosovë 4,680 vaksinat e para Pfizer,

KOSOVË– Sot në Kosovë pritet që të mbërrijnë 4680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer. Këto vaksina janë pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi Evropian do t’i sjellë në Kosovë.

“Sot pritet të vijnë 4680 vaksina Pfizer të BE-së. Edhe gjatë javëve në vijim pritet të vijnë kontingjent deri në marrjen e të gjitha 95 000 dozave”,- thuhet në përgjigjen e MSH-së për Telegrafin.

Komisionieri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, kishte njoftuar se dozat e para të vaksinave do të mbërrinin në Kosovë gjatë kësaj jave. Ndërkaq, Komisioni Evropian dhe Austria patën njoftuar më 20 prill se 651 mijë doza të vaksinës BioNTech/Pfizer do të dorëzohen në rajon çdo javë nga fillimi i muajit maj e deri në muajin gusht.

Këto vaksina janë paraparë për të ndihmuar në shpejtimin e kampanjës së vaksinimit e për të siguruar që grupet në rrezik të marrin vaksinën. Vaksinat janë ndarë nga pakoja 70 milionë euroshe, e siguruar nga Bashkimi Evropian.

Austria ka lehtësuar shpërndarjen e vaksinave përmes marrëveshjeve me prodhuesin dhe çdo partner të Ballkanit. Shpërndarja do të bëhet në bazë të nevojës epidemiologjike. Për Kosovën janë caktuar 95 mijë doza.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora biontech dhe pfizer olivér várhelyi vaksinimi ne kosove biontech dhe pfizer olivér várhelyi vaksinimi ne kosove

Sondazh

Poll