Bota

Eurokomisioneri Varhelyi viziton sot Shkupin, fokus dorëzimi i dozave të Pfizer për fillimin e vaksinimit masiv

4 Maj 2021, 08:00 Nga DOSJA
Eurokomisioneri Varhelyi viziton sot Shkupin, fokus dorëzimi i dozave

MAQEDONIA E VERIUT– Eurokomisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi sot do të vizitojë Shkupin, në kuadër të një turi ballkanik.

Në fokusin e vizitës së tij është sjellja e vaksinave “Pfizer” në kuadër të kontigjentit që BE ka siguruar për vendet e Ballkanit Perëndimor. Bashkë me eurokomisarin Varhel në Shkup do të jetë edhe ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutë, Karoline Edtstadler.

Sipas mediave vendase, Varhelyi pritet të realizojë takime me kryeministrin Zoran Zaev, ndërsa bashkërisht me Edtstadler dhe ministrin Filipçe do të vizitojnë pikën e vaksinimit “Boris Trajkovski” në Shkup.

Komisioni Evropian dhe Austria muajin e kaluar bënë të ditur se gjithsej 651.000 doza të vaksianve “Pfizer” do të vinin në Ballkanin Perëndimor, ndërsa 119.123 vaksina do të jenë të destinuara për Maqedoninë e Veriut. Vaksinat janë financuar nga paketa 70 milionë euro që Komisioni Evropian e miratoi në dhjetor të vitit të kaluar.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni karoline edtstadler olivér várhelyi karoline edtstadler olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2021, 07:21

BALLKANI PERËNDIMOR– Një letër e hapur nga 256 intelektual nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë i është dërguar BE,NATO dhe SHBA në lidhje me doku...