Art&Argëtim

Capital T zbulon talentin e ri/ Reperi pjesë e një seriali

1 Maj 2021, 10:07 Nga DOSJA
Capital T zbulon talentin e ri/ Reperi pjesë e një seriali

PRISHTINË– Capital T ose i vetquajtur TrueKapo pas suksesit të garantuar në fushën e muzikës me këngë të kthyera në hite duket sikur do ta sfidoj veten në një fushë tjetër të artit.

Bëhët fjalë për serialin e shumëfolur të zhanerit dramë-krim “Rrushe”, një produksion i GjirafaStudios, i cili do të lansohet në pesë maj të këtij viti, rreth orës 17:00.

Lajmi e ka dhënë vet Truekapo në rrjetin social Instagram, ku  theksonte se ndihet privilegjuar për pjesëmarrjen.

“Kosovë të dua si do që je dhe nuk do të heq dorë prej teje asnjëherë. Por, me datën pesë maj kam vendosur të flas pak realitet për të gjithçka ka ndodhur, e si e shoh situatën e të ardhmen me ty”, ka shkruar ai.

Kjo na bën të kuptojmë që në këtë serial do ketë edhe pjesë kur do flitet për Kosovën dhe realitetin në vend.

Capital T tutje shtoi: “Ndërkohë që të gjithë janë  duke punuar për hitin e verës, unë bashkërisht me GjirafaVideo kemi realizuar një prej projekteve më të mira dhe emocionuese me titull “Rrushe”, që lansohet me datën pesë maj e më pas pason transmetimin më datën nëntë maj”.

Trailer i episodit të parë është publikuar sot dhe atë mund ta ndiqni duke klikuar këtu.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz capital t seriali rrushe capital t seriali rrushe

Sondazh

Poll