Art&Argëtim

‘E kam të vështirë ta dëgjoj këtë këngë’, Mariza Ikonomi përlotet teksa kujton Françesk Radin

30 Prill 2021, 18:02 Nga DOSJA
‘E kam të vështirë ta dëgjoj këtë

TIRANË– Këngëtarja Mariza Ikonomi ka rikujtuar dhe njëherë mes lotësh artistin Françesk Radi, i cili u nda nga jeta rreth 4 vite më parë.

E ftuar në emisionin ‘Historia ime’ u përmend dhe kënga e saj me Françesk Radin “Telefonatë Zemrash”.

Mariza u përlot teksa tha se e ka të vështirë të dëgjojë këngën e saj me Françesk Radin edhe pse i përcjell emocione. Ajo ende nuk e beson se Radi ka humbur jetën.

Françesk Radi ka qenë shumë pranë saj pasi e ka ndihmuar shumë në karrierën e saj në muzikë. Këngëtarja shprehet se do jetë gjithmonë falenderuese ndaj tij sepse i ka lënë kujtimin më të bukur të fëmijërisë.

“Gjithmonë takoheshim dhe flisnim për problemet e muzikës. Çdo gjë të re që unë bëja ia tregoja. I pari që ia tregoja ishte profesori dhe gjithmonë e dija që nuk do merrja atë rezultat që prisja, sepse dihet që familja, mami më thoshin ti je më e mira. Profesori t’i thoshte gjërat ashtu siç ishin dhe ndonjëherë ishte dhe i sertë dhe shumë kërkues dhe unë i vlerësoja kritikat e tij. Sot dhe kësaj dite më mungojnë kritikat e tij sepse mungojnë artistë që të thonë mendimet e sinqerta. Ishte krijuar një raport i bukur, profesional-miqësor saqë vështirë ta thyesh”, – u shpreh ajo.

Ata janë takuar edhe në vazhdimësi, punonin dhe ishte një nga kritikët më të mëdhenj të Marizës ndër vite në muzikë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz françesk radi mariza ikonomi françesk radi mariza ikonomi

Sondazh

Poll