Art&Argëtim

“Shkatërrohet” idhulli i fëmijërisë! Fytyra e Zac Efron nuk është si më parë, i ënjtur dhe ndryshe 100%, nu

30 Prill 2021, 09:32 Nga DOSJA
“Shkatërrohet” idhulli i fëmijërisë! Fytyra e

SHBA– Interneti po zien që nga momenti ku Zac Efron ka publikuar një video në Twitter ku së bashku me personazhe të tjerë të famshëm promovojnë “Earth Day Musical”. Por fansat nuk kanë dëgjuar fare se çfarë ka folur Zac në video pasi vëmendjen ja ka rrëmbyer tërësisht pamja krejtësisht ndryshe e këngëtarit.

Fansat e Zac Efron kanë nisur të aludojnë se aktori ka bërë ndërhyrje në fytyrë, sepse tani duket komplet si një tjetër njeri.

“Refuzoj të besoj se kjo është fytyra e Zac Efron… kush e bëri këtë gjë”, shkroi dikush në “Twitter” pas publikimit të videos.

Ndërsa të tjerë e kanë krahasuar me personazhe të famshëm që kanë kryer ndërhyrje estetike më herët në fytyrë, ndonëse nuk dihet ende nëse edhe Zac ka bërë në gjë të tillë.

Ka pasur nga ata që thonë se tashmë ai duket njësoj si The Ëeeknd në këngën e tij “Save Your Tears”.

Ndërkohë një mjek i kirurgjisë plastike, Anthony Youn ka shpjeguar çfarë ka ndodhur në të vërtët me fytyrën e Zac. Mjeku ka xhiruar një video dhe ka treguar se çfarë mendon ai se mund të ketë ndodhur me aktorin e famshëm.

“Të gjithë po flasin për Zac Efron dhe sa e çuditshme duket pamja e tij. Ai ka bërë operacion plastik për të rimodeluar nofullën? Botox? Fillers? Nuk mendoj kështu! Në fakt unë mendoj se ai ka bërë një operacion dentar, jo operacion plastik. Kjo është arsyeja pse ai është i fryrë në këto zona. Nëse keni hequr dhëmballën e pjekurisë, a jeni dukur kështu?”, është shprehur mjeku.

 

 

A post shared by USA’s Holistic Plastic Surgeon (@tonyyounmd)

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz fytyra e zac efron kirurgu plastik fytyra e zac efron kirurgu plastik

Sondazh

Poll