Politike

Agron Shehaj kundër Bashës: Do jemi në Kuvend, për të përfaqësuar demokratët

30 Prill 2021, 09:10 Nga DOSJA
Agron Shehaj kundër Bashës: Do jemi në Kuvend, për të

TIRANË- Agron Shehaj, një nga deputetët e Partisë Demokratike, njëherazi një nga emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Partisë, ka dalë kundër kryetarit Lulzim Basha, në lidhje me ecurinë e opozitës. Shehaj thotë se vota për PD nuk është e humbur pasi PD do të jetë në Kuvend për të përfaqësuar qytetarët. Ky qëndrim bie ndesh me linjën zyrtare të PD që i mëshon faktit se zgjedhjet u manipuluan.

REAGIMI I PLOTË: 

Dua t’ju falenderoj sinqerisht të gjithë ju që votuat Partinë Demokratike në Tiranë dhe veçanërisht në Njesinë 5 dhe 7, ku pata nderin të punoj bashkë me demokratët. Mbi 9 mijë vota më shumë se në vitin 2017, në këto dy njesi, janë një besim i madh për partinë tonë.

Si çdo demokrat do dëshiroja që sot të kishim marrë mundësinë për të venë në jetë angazhimet që morëm para gjithë shqiptarëve pēr t’u dhënë atyre një qeveri të përgjegjshme që punon për njerëzit.

Por vota juaj për Partinë Demokratike nuk është e humbur, ajo do të përfaqësohet besnikërisht dhe me kurajo në Kuvendin e Shqipërisë, që mbi të gjitha u takon shqiptarëve të thjeshtë.

U jam gjithashtu mirënjohës dhe ndihem përgjegjës ndaj të gjithë juve që shprehët besim tek unë personalisht. Do ta tregoj me punë, çdo ditë, se jam në politikë për ju dhe për t’i shërbyer me nder interesit publik. Faleminderit.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike agron shehaj lulzim basha rezultati i zgjedhjeve agron shehaj lulzim basha rezultati i zgjedhjeve

Sondazh

Poll