Art&Argëtim

Soni Malaj flet për pengesat gjatë karrierës: Në muzikë ka shumë konkurencë, më kanë hyrë në hak

25 Prill 2021, 20:19 Nga DOSJA
Soni Malaj flet për pengesat gjatë karrierës: Në muzikë

TIRANË– Këngëtarja Soni Malaj është një nga këngëtaret me karrierë të gjatë në Shqipëri, ku ka publikuar 4 albume gjatë karrierës së saj.

Malaj është fituese e disa çmimeve në “Këngën Magjike” duke iu afruar dhe fitores, ku ka dalë e dyta dhe e treta.

Këtë herën në “Këngëng Magjike 2021” vjen me këngën e titulluar “Versioni im”. E pyetur nga Ardit Gjebrea, Soni tregon cili është pengu i saj më i madh në jetë.

Ardit Gjebrea: Cili është pengu yt më i madh në jetë?

Soni Malaj: Pengje nuk kam sepse jam një njeri që i bëj gjërat me shpirt dhe çfarë kam dashur në jetën time, e kam bërë dhe nuk është se kam ndonjë peng të madh. Ndoshta ato gjëra që vijnë nga Perëndia siç është humbja e babait tim që është peng shumë i madh, ato nuk janë në dorën time, por ne vazhdojmë të jetojmë.

Një nga fanset e këngëtares Soni Malaj përmes një video e ka pyetur nëse ka pasur bërryla në muzikë dhe nëse është ndjerë sikur i ka hyrë dikush në hak. Ajo përgjigjet se në muzikë ka konkurrencë shumë të madhe dhe ka edhe nga ata që i kanë hyrë në hak.

Soni Malaj: Është konkurrencë shumë e madhe sepse edhe festivalet janë konkurrencë muzikore, kështu që normalisht me bërryla duke ecur përpara. Më kanë hyrë në hak, le të themi që po.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

showbiz showbiz soni malaj soni malaj

Sondazh

Poll