Bota

Arrestohet shqiptari në Itali me 138 kg kokainë, anija që e mbante kishte ardhur nga Amerika e Jugut

27 Prill 2021, 15:42 Nga DOSJA
Arrestohet shqiptari në Itali me 138 kg kokainë, anija që e

ITALI- 45-vjeçari shqiptar, i quajtur Armando Brahimi, është vënë në pranga nga Policia italiane e Guarda di Finanza pasi akuzohet për trafikimin e 138 kg kokaine. Sipas hetimeve, 45-vjeçari ka udhëtuar nga Verona në portin Vado Ligure për tërheqjen e 138 kg kokainë të cilësisë së pastër, e cila ndodhej në kontejnerin e një anije që kishte ardhur nga Amerika e Jugut.

Sipas mediave italiane, operacioni i autoriteteve italiane u ekzekutua sapo shqiptari Armando Brahimi së bashku me 2 persona të tjerë ngarkuan 138 kg në automjetin e tyre tip Audi A3. Trafikantët nuk iu bindën urdhërit të ndalimit të policisë e pas një ndjekje prej disa minutash braktisën automjetin me drogë.

Policët italianë mundën të identifikojnë njërin nga tre trafikantët e drogës i cili ishte shqiptari 45 vjeçar Armando Brahimi, falë dhe një investigimi paraprak që shfaqi praninë e tij në portin Vado Ligure natën e operacionit, konfirmuar dhe nga përgjimi gjeolokalizues i skedës telefonike të tij. 

Falë rrëfimit të një bashkëpunëtori të drejtësisë, Guardia di Finanza e Savonës mbante prej ditësh nën vëzhgim kontejnerin me kokainë.  Në automjetin personal të shqiptarit, i tipit Audi Q5, u gjetën dokumentet e automjetit tjetër tip Audi A3 të cilin e përdori për transportimin e kokainës.

Armando Brahimi është bashkëpronar i një autoshkolle e jeton së bashku me familjen në qytezën Nogara në rajonin e Venetos.Ai nuk ka pranuar të flas përballë prokurorëve italianë e aktualisht ndodhet në burgun e Montorios.

Ndaj tij rëndojnë akuzat trafik lëndësh narkotike, rezistencë e shkelje të urdhërit të forcave të rendit e rrezik arratisje. Dy bashkëpunëtorët tjerë janë shpallur në kërkim.

(e.k/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota 138 kg kokaine armando brahimi itali verona 138 kg kokaine armando brahimi itali verona

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2021, 11:34

KOSOVË– Ambasadori i Sllovakisë në Bosnje e Hercegovinë, Martin Kaço e ka komentuar reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, lidhur me ...