Bota

Angli: Mësuesi hero ‘mbërthen’ 18-vjeçarin e armatosur, sulmoi kolegjin në Crawley dhe plagosi disa persona

27 Prill 2021, 11:44 Nga DOSJA
Angli: Mësuesi hero ‘mbërthen’ 18-vjeçarin e

BRITANI– Kolegji Crawley në West Sussex u evakua të hënën pasdite me studentë të tmerruar duke pretenduar se një person i armatosur me kapuç dhe me maskë ​​hyri në ndërtesë ndërsa ‘tundte një pistoletë të zezë’ para se të sulmonte studentët dhe stafin. Mwsuesi hero i momentit ka arritur ta nwnshtrojë 18-vjecarin, pasi dy kolegët e tij u plagosën, raporton dailymail.

Dëshmitarët thanë se personi i armatosur, goditi me thikë një pedagog të kolegjit në duar dhe tentoi të gjuante drejt një pedagogu tjetër. Studentët pretenduan se një mësues hero u hodh për ta nënshtruar burrin, me pamjet e Snapchat që tregonin të dyshuarin duke u shtrirë në tokë para se policia ta arrestonte atë.

Një armë dhe një thikë u sekuestruan dhe dy anëtarët e stafit të kolegjit u trajtuan për dëmtime të lehta. Rreth 30 oficerë të përgjigjes së armatosur nga forcat në të gjithë juglindjen ishin të përfshirë në operacion, ndërsa një helikopter i policisë qëndronte lart.

Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Nuk u ndjeva i frikësuar, kështu që u përpoqa t’i afrohesha, por na thanë që të ktheheshim në klasë. Të gjithë ishin mjaft të gurëzuar. Ne nuk kishim ide se çfarë po ndodhte dhe është shqetësuese me të gjitha sulmet terroriste për të cilat dëgjoni,”- tregoi Elise Stellebotte, studente e kolegjit.

Oficerët e policisë raportuan se 18-vjeçari nga Crawley u arrestua. I dyshuari mbetet në paraburgim.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota elise stellebotte sulm ne kolegjin e crawley elise stellebotte sulm ne kolegjin e crawley

Sondazh

Poll

Bota 27 Prill 2021, 11:34

KOSOVË– Ambasadori i Sllovakisë në Bosnje e Hercegovinë, Martin Kaço e ka komentuar reagimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, lidhur me ...