Politike

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Artan Hoxha: Provë, filmimet me telefon të anëtarëve të SMV-së

27 Prill 2021, 13:02 Nga DOSJA
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Artan Hoxha: Provë, filmimet me telefon të

Përveç kamerave të sigurisë në zonë ku ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, gazetari Artan Hoxha tha se provë që do të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje, mund të jenë edhe pamjet filmike nga anëtarët e SMV-së që kanë qenë në vendngjarje.

Hoxha u shpreh se kjo ngjarje ka pasur ndikim të madh në orientimin e elektoratit në votime, duke qenë se ndodhi pak ditë para zgjedhjeve.

“Kolegët e mi që kanë thënë që aty nuk ka kamera i referohen një elementi në vendngjarje. Klement Xhaferri ka qenë banor i asaj lagjes deri para dy vitesh. Kur ka ikur nga ajo zonë kamerat kanë ngelur të instaluara. Janë si provë e sekuestruar filmimet që kanë bërë anëtarët e mbrojtjes së votës me celularët e tyre. Mendoj se ajo ngjarje ka ndikuar që në Elbasan të kemi një distancë kaq të madhe mes PS dhe PD. Është një distancë shumë e madhe,”- deklaroi Artan Hoxha.

Marrë nga abcnews.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike artan hoxha vritet pjerin xhuvani artan hoxha vritet pjerin xhuvani

Sondazh

Poll

Politike 27 Prill 2021, 11:47

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për të gjithë shqiptarët pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, ku fituese doli Pa...