Politike

27 Prill 2021, 11:47 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për të gjithë shqiptarët pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, ku fituese doli Partia Socialiste. Në një komunikim nga zyra e tij në Presidencë, kreu i shtetit i cilësoi zgjedhjet parlamentare si fitore, duke e quajtur të përmbushur misionin e tij. Ndërsa pranoi edhe rezultatin e nxjerrë nga votat e hedhura më 25 prill. Në fund të fjalës së tij, Meta kërkoi nga të gjithë palët politike që të reflektojnë deri në shtator kur të kostituohet edhe Kuvendi i ri. 

“Ndonëse dukej një sfidë e pamundur jam i lumtur, që 25 Prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit. Tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 Prillit,”-tha Metws.

REAGIMI I PLOTË:

Të dashur qytetarë të Republikës, Më 25 Prill, ju e shprehët me votë vullnetin për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Kuvendin e Shqipërisë. Në këto momente është tepër e rëndësishme, që ky proces të përmbyllet qetësisht dhe që çdo votë, nga Vermoshi në Konispol, të numërohet dhe të administrohet sipas ligjit. Deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar, partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre duhet të dëshmojnë maturi dhe qetësi. Sfida ime madhore, sidomos këto dy vitet e fundit, ka qenë që Sovrani të shprehë i lirë vullnetin e tij dhe që Shqipëria të rikthehet në shinat e Kushtetutës, të parlamentarizmit dhe në normalitet politik. Edhe pse i vetëm përballë të gjithë institucioneve të kapura, ja arrita, që 25 Prilli të ishte një ditë e qetë, paqësore, pa skena dhune dhe me pjesëmarrjen tuaj masive për të ushtruar të drejtën e votës. Ndonëse dukej një sfidë e pamundur jam i lumtur, që 25 Prilli mund t’i shërbejë demokracisë dhe stabilitetit të vendit. Tani është koha për të përmbyllur me qetësi dhe në respekt të ligjit procesin zgjedhor dhe më pas të gjithë të reflektojnë deri në shtator, kur krijohen institucionet e reja, që burojnë nga vota e 25 Prillit.

Vetëm pak kohë më parë, kreu i shtetit deklaroi se nëse kryeministri Edi Rama do të merrte mandatin e tretë do t’i dorëzonte postin e presidentit dhe do të dilte vetë në opozitë për t’u përballur me të. Por në komunikimin e sotëm nuk e ka përmendur premtimin, ndaj mbetet për t’u parë nëse do ta mbajë…

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta tedi blushi zgjedhjet 25 prill 2021 ilir meta tedi blushi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll