Këngëtarja Rona Nishliu ka një kërkesë për Shqipërinë: Pajisini me pasaportat tuaja kosovarët
26 Prill 2021, 13:43Nga DOSJA
KOSOVË– Këngëtarja e njohur Rona Nishliu, ka komentuar me anë të një postimi në Facebook votimin e kosovarëve me pasaporta shqiptare. Ajo gjithashtu ka hedhur dhe një propozim mjaft interesant për shtetin.
Këngëtarja e ka ndarë propozimin me ndjekësit e saj, e cila ka këkuar që secili shqiptar nga Kosova, të pajiset me pasaporta shqiptare.
“Unë propozoj që shteti ynë amë, Shqipëria, të pajisë secilin shqiptar nga Kosova me pasaportën shqiptare, njejtë siç bën çdo shtet fqinjë për qytetarin e vet, nga Serbia tek Kroacia, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jemi anëtarë në OKB dhe për 20 vjet derën ftyrës nga BE, jemi të izoluar, të pambrojtur dhe pa siguri. Ky do të duhej të ishte diskutimi, e jo pse votuan kosovarët apo KM në Shqipëri! Kur Vucici vjen e mbledh vota e organizon votime në Graçanicë, ju duket normale a po? Lus Shtetin Shqiptar që urgjentisht të pajisë me pasaporta të gjithë kosovarët që kanë dëshirë dhe vullnet të pajisen me dokumentin që iu takon,?- shkroi Rona.
Mesa duket ky propozim është pritur mjaft mir nga ndjekësit e këngëtares.
(f.i/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHBA- 20 modele të zhveshura ishin pjesë e një video që qarkulloi në një faqe interneti nga Izraeli. Playboy amerikan që realizoi setin fotografik ka reaguar pë...
AUSTRI– Dy shqiptarë raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Austri. Ndërkohë po dy shqiptarë të tjerë dhe një rumun dyshohet se janë...
KOSOVË– Një shtetas kosovar i quajtur Bedri Rexhepi është zhdukur që nga mbrëmja e 8 prillit rreth orës 21:00 në rrethana të paditura.Një person me inicial...
MOSKË – Kryeministri armen Nikoll Pashinyan, i cili u përfshi në pushtet në protestat pro-demokracisë në 2018, së fundmi ka dhënë dorëheqjen. Ai tas...
FRANCE-Një meteor kaloi qiellin midis Francës jug-lindore dhe veri-perëndimit italian mbrëmjen e së shtunës më 24 Prill.Një “top zjarri” i dukshëm ndriço...