Bota

Zhduket shtetasi kosovar në rrethana të paditura, dyshohet të jetë rrëmbyer

25 Prill 2021, 12:58 Nga DOSJA
Zhduket shtetasi kosovar në rrethana të paditura, dyshohet të

KOSOVË– Një shtetas kosovar i quajtur Bedri Rexhepi është zhdukur që nga mbrëmja e 8 prillit rreth orës 21:00 në rrethana të paditura.

Një person me iniciale J.V është ndaluar pasi ekziston dyshimi që të ketë rrëmbyer Rexhepin.

Nuk ka asnjë informacion për vendodhjen e tij vetëm një ditë pas zhdukjes, më 09.04.2021 është gjetur makina e tij e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit

Vëllai i të Rexhepit ka dhënë një deklaratë rreth zhdukjes së vëllait duke thënë se nuk ka informacion për të.

“Jo hiç kurgjo hala, dyqysh asnjë informatë, asnjë fjalë bilës. Po na thonë hetimet vazhdojnë, si zakonisht, diçka konkrete jo”,- ka deklaruar ai.

Njoftimi i Gjykatës:

I pandehuri J.V. është ndaluar ngase ekziston dyshimi i bazuar se është i implikuar në rrëmbimin e tani të dëmtuarit B.R., ashtu që me datë 08.04.2021, rreth orës 21:00, i dëmtuari B.R. është zhdukur në rrethana deri me tani të panjohura dhe deri me tani nuk dihet vend ndodhja dhe gjendja e tij shëndetësore, kurse me datë 09.04.2021 rreth orës 07:00, është gjetur vetura e të dëmtuarit e braktisur e tipit Xhip Grand Shirok, në arat e fshatit, Janjevë të Lipjanit po ashtu viktima nga data 08.04.2021 rreth orës 21:30, nuk ka qasje në telefonin e tij cellular.”  

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni bedri rexhepi zhduket kosovari bedri rexhepi zhduket kosovari

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2021, 20:15

Shmangia e pashpresë nga dialogu Kosovë-Serbi

KOSOVË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, janë duke i bashkërenduar qëndrimet për procesin e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Se...