Politike

‘Lëshoi’ Kritika të forta për bluzat! Yuri Kim jep porositë pas nisjes së numërimit të votave: Le të presim me durim

25 Prill 2021, 23:35 Nga DOSJA
‘Lëshoi’ Kritika të forta për bluzat! Yuri Kim jep

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka dhënë porositë e saj për procesin e numërimit të votave.

Pasi bëri disa kritika të forta në qendrat e numërimit të Tiranë, stafit që mbante veshur bluzat e PD-së me numrin nëntë, Kim shkruan se rezultatet duhen pritur me durim.

Në një status në rrjetet sociale, ajo shton se SHBA do të jetë me Shqipërinë deri në fund.

“Procesi i numërimit ka filluar në Shqipëri. Me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi unë vizitova qendrat e numërimit në Vasil Shanto dhe në Shkollën e Kuqe. Punë të mbarë, falenderoj të gjithë punonjësit dhe stafin që do të punojë gjatë gjithë natës. Le të presim me durim rezultatet. SHBA është me ju deri në fund,”- tha Kim.

LAJM KRYESOR: Zgjedhjet 2021/ Shqipëria hap kutitë! Pusteci dhe Qesarati e mbyllin numërimin të parët, PS në avantazh, PD e ndjek hap pas hapi (ZHVILLIMET)

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021 numerimi i votave 2021 shqiperia voton 2021 yuri kim zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2021, 23:18

Numërohen 5 kutitë e para në Fier, PS kryeson

FIER- 5 kutitë e para janë numëruar edhe në Fier. Sipas rezultateve të mësuara nga Dosja.al, bëhet e ditur se deri tani Fierin e kryeson PS me 1015, PD me 642 v...