Politike

25 Prill 2021, 19:53 Nga DOSJA

 

ELBASAN– Taulant Balla ka ndezur fishekzjarret në Elbasan, edhe pse pesë prijeksionet e publikuara e kanë nxjerrë humbëse Partinë Socialiste. I pranishëm në Elbasan, në një deklaratë nga seliae PS-së, Balla tha se procesi i numërimit të votave duhet të ecë me shpejtësi.

Balla shtoi se rezultati që ka PS-ja në kutitë e votimit është më e mira që kanë marrë në 30 vite.

“Faleminderit stafit të Elbasanit. Patronazhistëve tanë që kanë bërë një punë shumë të mirë në të gjithë territorin. Duke i siguruar PS në Elbasan fitoren më të lartë të marrë në këto 30 vite. Jam i sigurt se PS ka përtej 90 mijë votave, që do të na mundësonin të kishim mandatin e 9 në Elbasan. Ajo që na duhet, dhe shoh këtu një pjesë të djemve dhe vajzave që do të jenë në procesin e numërimit, na duhet që ky proces të ecë me qetësi. Partitë politike s’ka nevojë të jenë të grumbulluara për të dëmtuar proceset e numërimit. Përfaqësuesit e partive duhet ë jenë aty. Procesi i numërimit të eci shpejt pa vonesa dhe pasi të kemi konfirmuar rezultatin në nivelin politik të nisim dhe procesin e numërimit dhe për kandidatin. Ajo që ka sjell ë një rritje të pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë proces ishte fakti se ne iu dhamë mundësi që të vononim dhe për kandidatët. Dua të falënderoj dhe 14 kandidatë e PS që kanë bërë një punë të shkëlqyer. Lista jonë ishte shumë përfaqësuese. Listë bio nga Elbasani. Ishte një listë fituese. Në fund unë dua t’i them popullit të shkëlqyer të qarkut tonë, shumë mirënjohje për këtë besim. Rezultati që ne kemi në kutitë e votimit është rezultati më i mirë në 30 vite në Elbasan. Rezultati që ne kemi në kutitë e votimit është rezultati më i mirë që ka marrë PS në Elbasan. Marrëveshja e 5 qershorit na kushtëzoi të kishim numërues politikë. Administrimi i gjithë dokumentacionit ka rëndësi shumë të posaçme në procesin zgjedhor. Unë e di që komisionerët janë të lodhur, por puna e tyre përfundon sa po përfundon dorëzimi, më pas hyjnë ekipet e numërimit, ku janë dy nga PS, dy PD dhe një LSI. Pritshmëria dhe objektivi ynë vazhdon të mbetet 9 mandate në Elbasan. Unë e kam thënë që në Elbasan objektivi ynë minimal është 8 mandate dhe maksimali 9 mandate. Nuk kam asnjë dyshim që e kemi arritur objektivin minimal, por nga raportimet e fundit kemi vota mjaftueshëm për të plotësuar objektivin maksimal,”- tha Balla.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike shqiperia voton 2021 taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021 shqiperia voton 2021 taulant balla zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2021, 19:36

Nis numërimi i votave në Pustec

PUSTEC– Ka nisur numërimi i votave në Pustec. Dosja.al ka mësuar se në Bashkinë e Pustecit janë shtatë qendra në të cilat janë dorëzuar kutitë dhe numërimi ka n...