Politike

Mbyllja e votimit, Celibashi u bën thirrje liderëve politikë: Tregoni vetëpërmbajtje, askush nuk e di se kush i ka fituar k

25 Prill 2021, 18:17 Nga DOSJA
Mbyllja e votimit, Celibashi u bën thirrje liderëve politikë:

TIRANË– Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u ka bërë thirrje subjekteve zgjedhore që procesin e numërimit të votave ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje.

Në një status në rrjetet sociale, Celibashi shkruan se duhet pritur që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve

Ju bën thirrje subjekteve zgjedhore, që procesin në vijim ta përcjellin me qetësi pasi askush nuk e di se kush i ka fituar këto zgjedhje. Duhet të presim që të numërohen fletët e votimit, për të kuptuar se kush është fituesi i zgjedhjeve të datës #25prill2021.

Çdo deklarim pa nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit nuk do t’i shërbente qetësisë së nevojshme që duhet të shoqërojë procesin e numërimit të votave. Lidershipi politik duhet të tregojë vetëpërmbajtje në mënyrë që komisionerët dhe numëruesit të kenë klimën e duhur për të zhvilluar një proces numërimi të sigurtë dhe transparent,”- shkruan Celibashi.

(F.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021 ilirjan celibashi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2021, 17:53

Exit Polli TCH: PS fiton Beratin, LSI kap 1 mandat

Top Channel ka bërë publike rezultatet e Exit Poll të realizuar nga Albanian Post për zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë.Në qarkun e Beratit, PS merr 4 manda...