Bota

SHBA/ Për herë të parë zbulohet lista e anëtarëve të organizatës raciste KKK

24 Prill 2021, 21:30 Nga DOSJA
SHBA/ Për herë të parë zbulohet lista e anëtarëve

SHBA– Për herë të parë në SHBA zbulohet lista me emrat e anëtarëve të organizatës raciste Ku Klux Klan (KKK), në një listë nga periudha 1924-1926, transmeton Anadolu Agency (AA).

Muzeu Historik i Kolorados në Denver ka publikuar në internet versionin digjital të fletores origjinale të shënimeve me listën e anëtarëve të KKK-së, që është hera e parë që lista e anëtarëve të organizatës që luftojnë për epërsinë e të bardhëve mbi personat me ngjyrë është bërë e mundur për publikun.

Fletorja e shënimeve me 1.300 faqe përmbanemrat e rreth 30.000 anëtarëve të KKK-së, sidhe informacione mbi organizatat dhe vendet e lidhura me organizatën.

Drejtuesi i muzeut, Dawn DiPrince, tha se është e rëndësishme që lista të tilla të përfshihen në arkivat historike.

“Përveç gjërave që na bëjnë të lumtur dhe që i madhërojmë, ndonjëherë duhet të jemi të sinqertë me faktet. Me këtë listë, do të jetë e mundur të zbulohen historitë e njerëzve që i rezistuan KKK-së”, tha DiPrince.

KKK është një organizatë e fshehtë raciste që u themelua në vitin 1865 në shtetet jugore të SHBA-së dhe bashkoi ish-skllavopronarët që luftuan kundër barazisë së personave me ngjyrë dhe për dominimin dhe epërsinë e të bardhëve pas Luftës Civile.

Ajo u përpoq të frikësonte popullatën duke llogaritur në mosarsimimin e personave me ngjyrë, kështu që ajo prezantoi një rit të veçantë, veshje të bardha të frikshme me kapuç dhe maskë, dhe takime natën me kryqe flakëruese. Ata kryenin terror masiv dhe individual./AA.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota organizata kkk racizmi ne shba organizata kkk racizmi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 24 Prill 2021, 20:15

Shmangia e pashpresë nga dialogu Kosovë-Serbi

KOSOVË– Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, janë duke i bashkërenduar qëndrimet për procesin e dialogut në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Se...