Politike

PIKANTE NGA FUSHATA! Vota e fshehtë…por vetëm në parim, demokrati e shkruan ‘në ballë’. Çifti voton në ditën e das

25 Prill 2021, 10:20 Nga DOSJA
PIKANTE NGA FUSHATA! Vota e fshehtë…por vetëm në parim,

TIRANË– Sot Shqipëria po voton për qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Edhe në këto zgjedhje nuk kanë munguar edhe momentet pikante nga qendrat e votimit, të cilat janë bërë virale në rrjet. 

Në Durrës, një çift është paraqitur për të votuar menjëherë pasi ka përfunduar punë me celebrimin. Për fatin e tyre të “keq”, dita e dasmës që tradicionalisht është e diela ka përkuar me ditën e zgjedhjeve ndaj edhe kanë shkuar për të votuar bashkë. Ndërsa një e moshuar, 97 vjeç, ka prekur të gjithë Shqipërinë duke u shprehur para kamerave se kjo me shumë gjasa ishte hera e fundit që do të votonte. As sot nuk kanë munguar problemet epike me votën. 

Në Korçë një person ka tentuar që të votojë familjarisht por nuk është lejuar nga vëzhguesi i Partisë Demokratike. Të dy janë konfliktuar fizikisht, deri në momentin që qytetari është nxehur keq dhe ka marrë fletën e votimit, duke u larguar fare nga QV. Ndërsa një qytetar nga Lezha, ka filmuar dhe ka bërë art me fletën e tij të votimit, duke treguar se ishte demokrat i flaktë. Edhe një tjetër se ka mbajtur dot të fshehtë votën e tij, duke ‘gdhendur’ në flokë, dy gërma; PD!

Shqipëria voton sot! Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e 4 viteve të ardhshme. Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista. Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike pikante nga zgjedhjet shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 pikante nga zgjedhjet shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 25 Prill 2021, 09:27

TIRANË– Procesi i votimit ka nisur në të gjithë Shqipërinë, por kanë nisur të shënohen edhe incidentet e para. Në shkollën “Dora D’Istria” ka persona që sh...

Politike 25 Prill 2021, 09:26

TIRANË– Vijon pjesëmarrja e lartë në procesin e votimit në të gjithë vendin. Përditësimet e shifrave të votimeve deri në orën 10:00 tregojnë se në tre orët...