Politike

25 Prill 2021, 09:24 Nga DOSJA

DIVJAKË– Sekretari i qendrës së votimit-56 në Divjakë pasi i ka mbyllur të gjitha dokumentet në orën 4 të mëngjesit, kur ka shkuar sot, i ka gjetur të gjitha mbi tavolinë, përfshirë edhe vulën.

Ai u ka kërkuar llogari punonjësve duke i thënë se nuk mban përgjegjësi për veprimet që janë bërë me vulën.

“Jam sekretar i KZAZ. Kur kam ardhur në ambientet e KZAZ 56, kam konstatuar që materialet e mia që ishin në kasafortë janë të gjitha jashtë. U mbyllen të gjitha rreth orës 04.00. qendra u mbyll me procesverbal të rregullt dhe me policin që ruante KZAZ. Qe nga ora 4 e mëngjesit, unë nuk mbaj përgjegjësi për veprimet që janë bërë me vulën. Për të konstatuar këtë fakt, jam i detyruar të marr librin e konstatimeve dhe të mbaj procesverbalin përkatës. Për këtë fakt do njoftoj dhe KQZ”, thotë ai në video.

LAJMI KRYESOR: Procesi i votimit has probleme! Dështon identifikimi biometrik në mbi 100 qendra votimi në të gjithë Shqipërinë, mungojnë komisionerët!

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021 problemet ne qendrat e votimit shqiperia voton 2021 zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll